E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta Te goditen lojerat politike ku perfshihet organi i akuzes

“Çudi për aktin e paprecedentë të Prokurorisë, ajo u tërhoq nga një provë me rëndësi”.

Kështu u shpreh ish-zv/kryeministri dhe kreu i LSI-së, Ilir Meta, pas rrëzimit të kërkesës së avokatëve të tij në seancën e sotme të gjykimit nga Gjykata e Lartë.

Sipas tij, Prokuroria duhet t’i forcojë provat dhe jo t’i tërheqë, ndërsa avokatët e Metës kërkuan të merrej provë kaseta Prifti-Beqiri.

“Prokuroria përdor standarde të dyfishta dhe kjo ishte e vetmja provë origjinale e saj.

Provë me rëndësi video e përgjuesit tim.

Prokuroria po merr në mbrojtje Dritan Priftin, por ajo duhet t’i shtojë provat”, tha më tej Meta.

Duke përfunduar se “do vijojë të jetë i hapur në gjithë këtë proces.

“Të goditen lojërat politike ku përfshihet organi i akuzës”, bëri me dije Meta.

Avokatët e kreut të LSI-së kërkuan dëshmitar në procesin ndaj tij edhe ish-zv/ministrin Beqiri, në kohën e ish-ministrit Prifti.

“Të merret në dorëzim kaseta Prifti-Beqiri”, deklarojnë ata, por Gjykata e Lartë e rrëzoi kërkesën e avokatëve të Metës.

Ndërkaq, seanca e radhës u shty në 25 korrik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›