E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekui: Numri i azilkërkuesve shqiptarë është rritur ndjeshëm

Share

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sekui, ka thënë se numri i azilkërkuesve shqiptarë gjatë kohëve të fundit është rritur shumë. Ai është shprehur i shqetësuar për këtë gjë, duke thënë se duhen marrë masa.

Sipas Sekuit, shumica e personave që kërkoj azil pretendojnë se janë në gjak, por kjo gjë do të verifikohet me kujdes, pasi dyshohet për falsifikimin e dokumenteve.

Ai shtoi se po monitorohet e gjithë situata dhe shifrat do i paraqiten KE në mbledhjen e dhjetorit, e cila do të marrë një vendim përfundimtar.

Sipas Sekuit, ende nuk ka shifra të sakta për shqiptarët që kanë kërkuar azil, por ka shtuar se numri i personave të Ballkanit Perëndimor që kanë shkelur marrëveshjen për të lëvizur me viza, është rritur ndjeshëm.

Rritja e numrit të azilkërkuesve dhe shkelja e rregullave të liberalizimit të vizave, ka bërë që Bashkimi Europian të mendojë seriozisht rivendosjen e regjimit të vizave për vendet e Ballkanit, të cilat janë kthyer në problem të madh për BE-në.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›