E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbretëresha habitet me takat e Zonjës së Parë turke

Share

Ndërsa Mbretëresha e Anglisë përshëndeste Zonjën e Parë të Turqisë, nuk mund të mos i hidhte një sy edhe këpucëve me taka që ajo kishte veshur. Hajrunisa Gul, gruaja e presidentit turk, eci me ndrojtje në tapetin e kuq ndërsa mbërriti bashkë me të shoqin për një drekë në Buckingham Palace. Mbretëresha, e mësuar me këpucët e saj të rehatshme sigurisht nuk mund të mos i hidhte një sy takave gjigante 15-centimetroshe. Ndoshta është shqetësuar se si do i ngjisë shkallët e shumta në pallat. Por mos u shqetësoni. Ajo është një mjeshtre e takave. Edhe kur ishte në Gjermani kishte veshur taka 12 centimetra.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›