Kris kërkon 10 milionë $ nga Kim Kardashian pas divorcit
Share
Kris Humphries duket se ka vendosur që të hakmerret ndaj ish-bashkëshortes së tij, Kim Kardashian, e cila e la vetëm pas 72 ditë martesë. Siç bëjne me dije mediat amerikane, ai ka vendosur që të kërkojë 10 milionë dollarë për rolin e tij në serialin e tyre, të cilin ai thotë se klani Kardashian e ka për ta përdorur duke transmetuar skenat në favor të tyre.
Mediat amerikane ndërkohë kanë zbardhur edhe detaje mbi ndarjen e tyre. Mësohet se Kris e injoronte Kardashian dhe madje e thërriste bë madhe, ndërsa njëherë i kishte thënë se ishte një ‘budallaçkë pa talent dhe se fama e saj nuk do të zgjaste gjatë.