E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbeten ne burg autoret e vrasjes se 28 vjecarit Festim Lama

Ishim të dehur dhe nuk mbajmë mend çfarë ka ndodhur natën e 8 shtatorit .
Kështu u shfajësuan përpara gjykatës së Durrësit tre bashkëautorët e dyshuar për vrasjen e 28-vjeçarit Festim Lama.
Por trupi gjykues vendosi “Arrest me burg” për Baki Huqin 46 vjeç, Alfred Gjokën 31 vjeç, si dhe Erian Muharremin 33 vjeç, banorë të Manzës, duke e cilësuar arrestimin si të ligjshëm.

Më herët prokurori i cështjes Sokol Nishani, tha se organi i akuzës disponon prova e dëshmi që vërtetojnë se Huqi, Gjoka e Muharremi të ndihmuar kanë vrarë me armë zjarri për motive të dobëta Festim Lamajn 28-vjeç, banor i fshatit Hamallaj.
Mbrojtja kërkoi një masë më të lehtë për të pandehurin Muharremi, pasi ky i fundit nuk kishte qene i pranishëm në vendin e krimit.
Por kërkesa është rrezuar nga trupi gjykues, duke i lënë të tre në burg.
Festim Lama u vra me armë zjarri mbrëmjen e 8 shtatorit në një disko, pas një konflikti që pati me të tjerë persona për një femër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›