E Shtunë, 31 Tetor 2026

Selanik, i vihet flaka makinës së konsullit shqiptar

Nga Express më 28 janar 2011 në ora 12:04

I vihet flaka makinës së konsullit shqiptar në Selanik, Thoma Nini. Ngjarja ndodhi në orën 03.30 minuta të së premtes në oborrin e shtëpisë së konsullit shqiptar.

Ambasadori shqiptar në Greqi Dashnor Dervishi konfirmoi lajmin dhe në një prononcim për NEWS24 deklaroi se fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur të lënduar vetëm dëme matiriale. “kam kontaktuar me konsullin shqiptar me të marrë njoftimin. Dyshohet për akt terrorist të anarkistëve”, deklaroi zoti Dervishi.

“Nuk është hera parë që ndodh djegia e makinave tona. Brenda dy vitesh ky është rasti i tretë”- sqaroi më tej Dervishi. Policia ndodhet në vendgjarje dhe po kryen veprimet hetimore për të zbardhur autorët e ngjarjes. (bw)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›