E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllet përkohësisht ambasada amerikane në Tiranë

Nga Express më 28 janar 2011 në ora 13:41

Para protestës së organizuar nga opozita shqiptare, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka kërkuar nga shtetasit amerikanë në Shqipëri të tregohen të kujdesshëm, ndërkaq ka bërë të ditur se nesër më 28 janar ambasada do të qëndrojë e mbyllur.

Përmes një komunikate për media, Ambasada amerikane ka përkujtuar shtetasit e SHBA-ve edhe protestat paqësore mund të bëhen të dhunshme dhe të paparashikueshme.

“Jini vigjilent dhe të informuar mirë për vendndodhjen dhe kushtojini vëmendje se çfarë raporton media lokale lidhur me grumbullimet publike apo demonstratat”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Njëherësh, ambasada ka paralajmëruar stafin e saj që të kufizojë të gjitha udhëtimet e panevojshme gjatë kohës së mbajtjes së protestës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›