Selanik, tifozët e PAOK sulmojnë Agimin e Artë për Ergys Kaçen

Tensioni ka mbizotëruar sot pasdite rreth orës 17:00 në Selanik, pranë zyrave të degës lokale të partisë “Agimi i Artë”.
Tifozë të skuadrës së futbollit PAOK, ku luan shqiptari Ergys Kaçe, kanë sulmuar me gurë dhe sende të tjera zyrat e partisë neoanaziste “Agimi i Artë”.
Shkak për ngjarjet e sotme, u bënë sulmet që “Agimi i Artë” drejtoi mbi futbollistin shqiptar, kur ky i fundit postoi në profilin e tij në FB një foto ku mbante veshur një bluzë të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.
Dhjetëra të rinj grekë, tifozë të PAOK-ut të Selanikut, të hipur në motoçikleta qëlluan me gurë, shishe dhe fishekzjarre dhe sipas dëshmitarëve, në vendngjarje pati edhe përleshje të vogla, por pa të lënduar.
Forca të shumta të policisë ndërhynë për të qetësuar situatën dhe kryen 46 arrestime.
(Balkanweb)