Rusia i dorëzon SHBA-së programin për armët kimike të Sirisë
Rusia i ka dorëzuar planin e saj Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi vënien nën kontroll ndërkombëtar të armëve kimike të Sirisë. Një lajm i tillë është bërë i ditur nga mediat ruse. Rusia e deklaroi planin mbi Sirinë më 9 shtator dhe kjo e fundit e mirëpriti atë. Plani për vendosjen e armëve kimike të Sirisë nën kontroll ndërkombëtar bëri që Presidenti i SHBA-së Barak Obama të shtyjë planin për të ndërhyrë ushtarakisht në Siri duke këmbëngulur për diplomaci.
Ndërkohë, anketat tregojnë se amerikanët e kundërshtojnë me forcë çdo sulm ushtarak në Siri. Më shumë se 100 mijë persona kanë humbur jetën që kur filloi kryengritja kundër presidentit të Sirisë Bashar al-Assad në vitin 2011.
(a.h/News24/BalkanWeb)