Selanik, tre bomba artizanale trondisin qytetin
SELANIK - Sot pasdite tre bomba artizanale janë vendosur në zyra shoqatash dhe biznesesh në qytetin e Selanikut në Greqi, por fatmirësisht s'ka patur viktima. Ende nuk dihen autorët, ndersa policia thotë se është vepër e anarkistëve.
Bomba e parë artizanale ka shpërthyer ne katin e një pallati ku ndodhen zyrat e një biznesi turistik duke shkaktuar dëme materiale.
Shpërthimi i dytë ka ndodhur në hyrjen e zyrës juridike të kryetarit të Unionit të Avokateve të Selanikut.
Mekanizmi i tretë shpërthyes, i përbërë nga bombula gazi dhe një shkrepëse është vendosur në hyrjen e shtëpisë së një prej anëtarëve të Unionit të Gazetarëve të Greqisë së Veriut.
Po ashtu, edhe në zyrën e kryetarit te ketij Unioni eshte gjendur nje bombe artizanale, e cila është ç'aktivizuar para se të shpërthente. Ne te gjitha rastet jane shkaktuar vetem deme materiale.