“Burri im nuk është Romeo”

Këngëtarja, Carrie Underwood është shprehur se burri i saj kurrë në jetë nuk ka qenë romantik. Këngëtarja e muzikës kantri është martuar me yllin e hokejit, Mike Fisher në një ceremoni të rëndomtë.
"Ai kurrë nuk ka qenë romantik. Truri i tij është si i shumicës së meshkujve, ai thjeshtë nuk mendon në atë formë.
Shpeshherë i kam thënë atij ‘për ditëlindjen time dua diçka romantike. Vetëm pas asaj ai e ka kuptuar se çfarë duhet të bëj”,: është shprehur këngëtarja.
Lidhja e tyre ende është në fazat e hershme por këngëtarja është thellësisht e dashuruar në Mike./Ineksonline/