E Shtunë, 31 Tetor 2026

Selena do të përfshihet në dokumentari e Bieber

Ylli amerikan, Selena Gomez, është shprehur kategorikisht duke kërkuar menjëherë largimin e imazheve të saj në dokumentarin e ardhshëm të Justin Bieber.

Aktorja e “Spring Breakers” e cila është ndarë nga 19 vjeçari, është e brengosur që ai do ta përfshijë edhe atë në dokumentarin e ri vazhdues të filmit “Never Say Never”, e i cili pritet të lansohet në fund të këtij viti.

Një burim i HollywoodLife ka zbuluar se Selena e ka telefonuar Bieberin dhe i ka folur me ton jashtëzakonisht të lartw, kur mësoi nga një mik i tyre i përbashkët se ai ka ndërmendw që ta përfshijë edhe bukuroshen në filmin e ri.

“Justin vetëm flet dhe e detyron Selenën që të sillet keq dhe madje edhe t’i flas me ton të lartë në telefon. Ajo ia ka shkatërruar atij jetën”, ka thënë ky burim.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›