Promovohet filmi Iron man 3
Trupat amerikane në Korenë e Jugut janë në gadishmëri të plotë për t’iu përgjigjur një sulmi të mundshëm të Koresë së Veriut dhe përforcimi më i fundit për ta është “Njeriu i Hekurt”.
Robert Downey Jr. ka zbritur në Seul për të promovuar filmin e tij më të ri me titull “Iron Man 3″ dhe në një konferencë për shtyp pranoi se është habitur se sa mirë është pritur nga publiku personazhi i tij përgjatë këtyre viteve.
“Para pesë vitesh nuk e dija aspak nëse do të pëlqehej nga publiku ky superhero. Habitem ndonjëherë me faktin se sa mirë është pritur. I jam shumë mirënjohës publikut”, deklaroi aktori 48-vjeçar.
Në filmin “Iron Man 3″, inxhinieri bilioner, Tony Stark, do të përballet me kërcënimin e shkatërrimit të botës nga terroristi me emrin “Mandarin”.
Filmi ka regjinë e Shane Black.