Kirgistani në dilemë si të shfrytëzojë një burim ari
I vendosur mbi pasuri të stërmëdha nëntokësore, shteti i ri ka një popull që nuk toleron autoritarizmin dhe korrupsionin, por mungesa e stabilitetit ka bërë që edhe investitorët potencialë të ngurojnë
Pasuri në çatinë e botës
Dmitry Solovyov, Reuters
Në një vend të ri dhe të varfër, ku ekziston vesi i rrëzimit të udhëheqësve të vet, e ardhmja tashmë qëndron te një mal me flori që gjendet në çatinë e botës, atje ku ajri është kaq i rrallë sa shumë vizitorë bien në tokë nga mungesa e oksigjenit dhe dërgohen me urgjencë në dhoma me presion ajri për të marrë veten.
Pas dy revolucioneve në tetë vjet, nacionalistët në Kirgistan po kërcënojnë se do të dalin sërish në rrugë për të rrëzuar një qeveri tjetër në rast se ajo nuk shpronëson minierën e arit Kumtor, një thesar për të cilin ata thonë se është shitur tepër lirë te të huajt.
Parlamenti në këtë ish-republikë sovjetike të largët në Azinë Qendrore ka vendosur si afat final 1 qershorin për qeverinë për të rinegociuar apo anuluar marrëveshjen e firmosur në vitin 2009 me kompaninë kanadeze Centerra për minierën.
Një komision shtetëror tha se kompania kanadeze ka paguar shumë pak për të shfrytëzuar minierën si dhe e ka akuzuar atë për dëme mjedisore. Shteti e ka gjobitur kompaninë me 457 milionë dollarë për dëmet mjedisore.
Tre ligjvënës u dënuan javën e kaluar sepse qenë përpjekur të marrin pushtetin në vend me forcë pasi patën drejtuar demonstrata vitin e kaluar, duke kërkuar shtetëzimin e minierës.
Kryeministri Zhantoro Satybaldiyev, i cili e mori detyrën shtatorin e kaluar, është një teknokrat që ka premtuar të lehtësojë varfërinë në vendin me 5.5 milionë banorë. Ai thotë se një kompromis duhet të arrihet sepse shtetëzimi i hapur do të ulë shpresat e vendit për të thirrur më shumë investime të huaja.
Klima jonë për investimet do të varet drejtpërsëdrejti nga mënyra se me sa sukses ne do ta zgjidhim problemin Kumtor, tha kryeministri 57-vjeçar për Reuters.
Flori
Një vend pa dalje në det në mes të rrugës mes Moskës dhe Pekinit, Kirgistani e ka pasurinë e vet kombëtare në një minierë që gjendet 4 mijë metra mbi nivelin e detit në malet Tien Shan, pranë zonës më të largët të botës, në kufirin e vjetër mes Kinës dhe ish-Bashkimit Sovjetik.
Kamionë me përmasa sa shtëpi trekatëshe ngarkohen në një gropë gjigante për të transportuar shkëmbinjtë në një fabrikë për ekstraktimin e floririt, e cila punon 365 ditë në vit.
Brenda një dhome me roje, dy punëtorë lëvizin ngadalë brenda veshjeve të tyre kundër të nxehtit, duke derdhur floririn në kallëpe. Minuta më vonë, katër kallëpe me shkëlqim, me vlerë të përbashkët prej 3.6 milionë dollarësh, janë të stampuar dhe depozituar në kasafortë.
Sipas marrëveshjes së arritur me ish-presidentin Kurmanbek Bakiyev, i cili u rrëzua nga revolucioni i vitit 2010, minierat paguan 14 për qind të të ardhurave bruto për shtetin.
Komisioni shtetëror që hetoi marrëveshjen doli në konkluzionin se kjo pagesë është tepër e ulët dhe i bëri thirrje Parlamentit të rishikojë ose anulojë kontratën.
Mosmarrëveshja tashmë ka dalë në rrugë. Tetorin e kaluar, tre ligjvënës nacionalistë udhëhoqën një turmë mbështetësish që tentuan të sulmojnë selinë qendrore të qeverisë, duke kërkuar shtetëzimin e Kumtor. Treshja me origjinë nga pjesa jugore e vendit, e cila është e varfër, e pastabilizuar dhe etnikisht mikse, u dënuan javën e kaluar me 18 muaj burg secili.
Ne thjesht mbështetëm vullnetin e njerëzve për tia kthyer Kumtorin kombit, tha udhëheqësi i tyre, Kamchibek Tashiyev, kreu i grupit parlamentar të një partie nacionaliste. Mbështetësit e tyre organizuan protesta në qytetin jugor Xhalalabad muajin e kaluar dhe kërkuan lirimin e tyre brenda 7 prillit ose do të nisin protesta në rang kombëtar.
Udhëheqësit kirkizë e kanë parë prej kohësh Kumtorin si bileta e lotarisë që do ta çojë vendin drejt stabilitetit dhe mirëqenies. Më 1995, presidenti i parë i Kirgistanit të pavarur, matematicieni Askar Akajev, vizitoi minierën dhe deklaroi: Ne po e transferojmë floririn nga malet te bankat dhe kjo do të na ndihmojë të bëhemi Zvicra e Azisë.
Akajev u rrëzua më 2005 dhe shpresat e tij për ta bërë vendin Zvicra e re, që nga ajo kohë janë bërë një shaka e pamëshirshme. Me Prodhim të Brendshëm bruto për frymë prej vetëm 1,100 dollarësh, Kirgistani është 12 herë më i varfër se sa Kazakistani, i cili ka naftë, gaz, metale dhe ferma që prodhojnë drithë.
Kumtor prodhon 12 për qind të PBB-së në vit dhe zë më shumë se gjysmën e eksporteve. Vitin e kaluar, një copë akulli u rrëzua mbi gropën e minierës së hapur dhe shkaktoi rënie të prodhimit me 46 për qind, ose në 315 mijë onç flori. Të ardhurat ranë me 43 për qind në 534 milionë dollarë. E gjithë ekonomia e vendit hyri në recesion vetëm për shkak të rrëshqitjes së një akullnaje.
Dhe ndërsa drejtori i kompanisë së shfrytëzimit Michael Fischer pret që prodhimi të rikthehet në rreth 600 mijë onç këtë vit, nuk ka shenja se marrëdhëniet e tij me politikanët armiq do të përmirësohen tani shpejt.
Ne kemi kaluar përmes dy revolucioneve, Parlamenti i parë demokratik u zgjodh dhe ne kemi menaxhuar marrëdhënie me shumë qeveri, thotë drejtori, i cili është nga Zelanda e Re dhe ka punuar aty nga viti 2009. Ai ka mbikëqyrur punimet eksploruese, të cilat kanë ndihmuar në identifikimin e rezervave të reja dhe kanë zgjatur jetën e pritshme të minierës m