E Diel, 1 Nëntor 2026

Selenica e Vullnetit voton kundër Ramës, Këshilli Bashkiak bashkon PS dhe PD

Këshilli Bashkiak i Selenicës është shprehur unanimisht kundër projektit për bashkimin e Bashkisë së Selenicës me Vlorën nfëraa ka kërkuar nga deputeti socialist Vullnet Sina që ai të mbrojë votën e tyre në Kuvend.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme, këshilltarët e Partisë Socialiste dhe ata të Partisë Demokratike kanë bashkuar votat kundër propozimit për ndryshimin e hartës territoriale, duke kërkuar që Selenica të vijojë të funksionojë si bashki më vete.

Kundër bashkimit është shprehur edhe kryetari i Bashkisë së Selenicës, Nertil Bellaj, ndërsa në mbledhje kanë marrë pjesë edhe kryepleqtë e fshatrave.

Përfaqësuesit vendorë argumentojnë se shkrirja me Vlorën do të dëmtonte përfaqësimin dhe interesat e banorëve, duke kërkuar ruajtjen e Selenicës si njësi të veçantë të qeverisjes vendore.a.b

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›