Selitë, mungon prej disa javësh uji i pijshëm
Banorët në lagjen e selitës ankohen se uji vjen vetëm një herë në disa ditë dhe vetëm 30 minuta. Ata thonë se për nevojat personale ata janë të detyruar ta blejnë ujin te firmat private.
TIRANE- Rikthet problemi me furnizimin me uje të pijshëm në disa lagje të kryeqytetit. Dhjetra pallate të reja në afërsi të lagjes Selitë, prej disa muajsh ankohen për mungesën e ujit të pijshëm. Banorët thonë se për të kryer nevojat personale ata janë të detyruar ta blejnë ujin te firmat private. Banorët vec të tjerave fajësojnë për këtë situatë edhe qeveritarët, të cilët në kohën e fushatës premtuan ujë 24 orë, por realiteti sot tregon ndryshe.
Blloku i ri i pallateve në afërsi të lagjes Selitë nuk është e vetmja zonë e kryeqytetit që vuan mungesën e ujit të pijshëm. Dhjetra lagje të tjera në Tiranë, cdo sezon veror kanë të njëjtin problem.
(e.n/News24/BalkanWeb)