E Diel, 1 Nëntor 2026

Gripi derrit, shërohet një 19-vjecar, 31 rastet zyrtare

Një 19 vjecar nga Kamza, emri i të cilit mbahet anonim ishte shtruar në spitalin infektiv në Tiranë pasi kishte shfaqur shenja te renduara te gripit. Pergjigja e analizave për djalin erdhi nga Rumania, ndërkohë që i riu ka lënë spitalin. 

TIRANE-Një 19 vjecar nga Kamza e Tiranës rezulton i shëruar nga gripi i derrit A/H1N1. Konfirmimi për shërimin u bë sot nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) pas mbërritjes së rezultateve nga laboratorët e Rumanisë.
Një 19 vjecar nga Kamza, emri i të cilit mbahet anonim ishte shtruar në spitalin infektiv në Tiranë pasi kishte shfaqur shenjat e gripit dhe nuk ishte përmirësuar. Mostrat e sëmundjes së të riut u morën dhe u dërguar për analiza në Rumani. Ndërkohë 19 vjecari u kurua më antiviralin, Tamiflu për shkka të gjendjes së rënduar të sëmundjes. Përgjigja e mbërritur nga Rumania pas më shumë se një jave konfirmoi se 19 vjecari ishte prekur nga virusi i gripit te derrit. Por i riu ndërkaq është shëruar dhe ka lënë spitalin ditë më parë se të mbërrinin analizat.

Ky rast konfirmoi dyshimet e specialistëve që pretendojnë se numri i të prekurve nga virusi i gripit të derrave është shumë më i lartë se rastet e konfirmuara zyrtarisht. Kështu në vendin tonë, deri më tani janë konfirmuar zyrtarisht 31 persona të prekur nga virusi pandemik, ndërsa pritet konfirmimi nga Rumania për nëntipin H1N1 edhe për mbi 100 mostra të tjera
Sipas ISHP të gjitha rastet e trajtuara në vendin tonë kanë patur simptoma të lehta dhe janë shëruara plotësisht. Por, situata me gripin e rrezikshëm pritet të agravihet në vjeshtë që njihet si stina e gripërave.
Për këtë arsye specialistët tërheqin vëmendjen tek higjiena personale. Sipas tyre është e vërtetuar tashmë që larja e duarve sa më shpesh me ujë dhe me sapun e pakëson mundësinë e përhapjes së virusit me disa 20-30 herë. Pikërisht për këtë arsye ata i bëjnë apel të gjithë popullatës që t’i kushtojnë një rëndësi shumë të madhe kujdesit personal.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›