Bojkoti i Kuvendit, PS: Berisha të reflektojë
PS vazhdon ta cilësojnë hetimin e zgjedhjeve si kushtin kryesor për të marrë pjesë në Parlament, ndërsa i bën thirrje kryeministrit të reflektojë. PD e ka konsideruar të mbyllur cështjen e zgjedhjeve.
TIRANE- Ka qënë i menjëhershëm reagimi i socialistëve ndaj deklaratave të Astrit Patozit, sipas të cilit vendimi i PS për të bojkotuar Kuvendin është i lidhur ngushtë me interesat personale të kryetarit të saj dhe rezultati i zgjedhjeve është tashmë një cështje e mbyllur.
PS i ka bërë thirrje kryeministrit të reflektojë në lidhje me kërkesat e opozitës për të zbardhur atë që ata e konsiderojnë të vërtetën e zgjedhjeve të 28 qershorit. Përmes një deklarate nga selia rozë, deputetja socialiste Olta Xhacka theksoi se “indiferenca dhe gënjeshtrat nuk do të shpëtojnë dot qevrinë e re të Gërdecit”.
“Sali Berisha duhet të kuptojë se as gënjeshtrat e njëpasnjëshme dhe as indiferenca teatrale ndaj kërkesave të opozitës për hapjen e kutive të 28 qershorit nuk e shpëtojnë dot atë dhe qeverinë e dytë të Gërdecit nga përballja me të vërtetën që fshihet në ato kuti të marra peng në shkelje të ligjit e të së drejtës sonë të pamohueshme”, u shpreh Xhaçka.
Duke ju referuar deklaratave të kryeministrit Berisha, sipas të cilit Rama i ka kërkuar atij një koalicion PD-PS pa Ilir Metën, Partia Socialiste konsideron se Berisha kërkon të ulë në gjunjë Socialistët, “por nuk do të mund ta arrijë qëllimin”.
“Sali Berisha e uli në prehër Ilir Metën në këmbim të mashtrimit publik që LSI-ja u bëri 83 mijë shqiptarëve, po nuk mund ta ulë dot kurrë në gjunjë Partinë Socialiste dhe nuk mund ta mbajë dot kurrsesi në këmbë qeverinë e dytë të Gërdecit duke mbajtur në errësirë të vërtetën e kutive të krimit elektoral të 28 qershorit”, theksoi deputetja socialiste.
(e.n/BalkanWeb)