E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seminar i FIFA-s, trajnim për shefat e klubeve

Pas trajnimit katër ditor nga lektorë të FIFAS, drejtuesit zyrtarë të gjithë skuadrave të Kategorisë Superiore, gjashtë përfaqësues të Kategorisë së Parë, tetë drejtuesit e Zyrave Rajonale të FSHF-së dhe punonjës të Federatës së Futbollit kanë marrë edhe certifikatat nga Presidenti i Federatës së Futbollit Armando Duka dhe nga përfaqësues të FIFAS.
 

Për katër ditë, organizmi më i lartë i Futbollit Botëror ka organizuar seminarin për organizimin dhe menaxhimin e ndeshjeve të futbollit me shefat e klubeve të rreth 20 skuadrave. Seminari ka qënë i shtrirë në disa plane apo element kompleks që përbëjnë atë që sot thirret menaxhim-organizim i një ndeshje futbolli. Përveç anës teorike, lektorët e mbërritur nga FIFA kanë demostruar edhe praktikisht në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” punën konkrete të zyrtarëve organizator.
 

Presidenti i Federatës Shqiptare të futbollit Armando Duka, i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të certifikatave, ka falenderuar FIFA-n, që si fillim zgjodhi Shqipërinë për të organizuar këtë seminar dhe bëri të ditur se kjo do i shërbejë drejtuesve të klubeve shqiptare në organizimin e një ndeshje futbolli.
 

Shqipëria është zgjedhur nga drejtuesit e FIFA-s si vendi i parë pilot per zhvillimin e ketij lloj seminari, i cili do të organizohet edhe në shtete të tjera anëtare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›