E Shtunë, 31 Tetor 2026

Semundja e 147tigrit kelt148

Irlanda vetekonsiderohej 147tigri kelt148 dhe kjo i jepte shume nder dhe lavdi ne komunitetin nderkombetar. Por takimet e ministrave te Financave te Bashkimit Evropian jane shnderruar per Irlanden ne nje makth te vertete. Nuk ka me urime dhe pergezime per perparimin ekonomik te vendit por nje situate e pergjithshme deshperimi mbizoteron kudo. Nga Express me 22 nentor 2010 ne ora 1156

Vetem disa vjet me pare ministrat irlandeze dhe zyrtaret e larte te ketij vendi ishin shume te lumtur qe po merrnin pjese ne takimet e nivelit te larte te Bashkimit Evropian. Raste te tilla u jepnin atyre mundesine qe te perhapnin imazhin e nje vendi qe po ecte me hapa te shpejte drejt nje standardi te larte jetese duke u shnderruar ne nje mrekulli ekonomike per rajonin dhe nje shembull per te gjitha vendet e BE-se. Ne ato kohe te lumtura Irlanda ishte vendi qe konsiderohej si nje nga sukseset e jashtezakonshme ekonomike dhe njeherazi ishte dhe vendi qe e kishin zili te gjithe.

Irlanda vetekonsiderohej 147tigri kelt148 dhe kjo i jepte shume nder dhe lavdi ne komunitetin nderkombetar. Por tani keto takime te ministrave te Financave te Bashkimit Evropian jane shnderruar per Irlanden ne nje makth te vertete. Nuk ka me urime dhe pergezime per perparimin ekonomik te vendit por nje situate e pergjithshme deshperimi mbizoteron kudo. Megjithate ne kete situate Irlanda perpiqet me te gjitha menyrat qe te qendroje ne kembe dhe te perpiqet te perballoje situaten e veshtire. Te tjera vende po perpiqen t146i vijne ne ndihme ne kete situate jo vetem Irlandes por vete parandalimit te problemeve te medha ekonomike qe mund t146i prekin te gjithe heret ose vone ne nje situate krize per shkak te deficitit te madh buxhetor. Me pak fjale Irlanda dikur vendi i shnderruar per te gjithe ne nje shembull perparimi tani eshte shnderruar ne vendin problematik qe nese 147zhytet148 mund te terheqe edhe te tjere pas vetes.

Ceshtja me problematike dhe pyetja me shqetesuese qe ngrihet ne nje situate te tille eshte nese Dublini duhet te kerkoje dhe te pranoje ndihmen nga Bashkimi Evropian apo t146ia dale me forcat e veta. Por cfaredo qe te ndodhe nje gje eshte e sigurt qe situata ne Irlande do te jete e veshtire dhe problematike per vite me radhe sepse kaosi financiar ne te cilin eshte zhytur vendi nuk mund te zhduket per nje kohe te shkurter. Republika Irlandeze tenton qe te marre masa shtrenguese per reduktimin e shpenzimeve publike ne menyre qe ne vitin 2014 te kete nje ulje te ndjeshme te deficitit. Por ajo qe eshte me te vertete e rende eshte se te shumta jane dyshimet qe edhe marrja e ketyre masave te renda nuk do ta ndreqe situaten qe ka shkuar ne ekstrem. Edhe pse autoritetet po marrin masa deshperimisht te skajshme ne vend ka nje ndjenje mosbesimi ne lidhje me humbjen e stabilitetit te deritanishem dhe mbi te gjitha te statusit qe Irlanda ka gezuar per vite me radhe ne vend dhe ne arenen nderkombetare.

Ne fakt per hir te se vertetes atmosfera eshte shume e rende dhe nje gje e tille pengon edhe zgjidhjen e krizes. Ajo cka e ben perspektiven edhe me te ndere eshte se njerezit ndryshe nga me pare kur zgjidhjen e problemeve te tyre e gjenin tek emigracioni ne Shtetet e Bashkuara apo Australi sot per shkak te gjendjes se rende ekonomike ne keto vende ndihen pa rrugedalje dhe si ne kurth. Tashme ata e dine qe edhe nese kalojne oqeanin nuk do te gjejne nje zgjidhje per problemet e tyre. Sigurisht qe nuk ka asnje pike shprese edhe ne lidhje me faktin qe qeveria aktuale do te beje dicka per permiresimin e situates sepse gjithcka ndodhet ne renie te lire. Kryeministri Brian Cowen ka nje mbeshtetje shume te vogel ne popull dhe kete e tregojne vazhdimisht edhe sondazhet. Personi qe gezon me shume mbeshtetje eshte ministri i Financave Brian Lenihan. Por perpjekjet e tij nuk kane parandaluar as ndaluar dot rritjen e tejskajshme te papunesise ne vend keto muajt e fundit nje fenomen qe ka nxjerre ne rruge 460 mije veta. Ne vendet e Bashkimit Evropian pas Irlandes vetem Spanja dhe Sllovakia kane perqindjen me te larte te papunesise.

Ndryshimi i situates ka qene me te vertete marramendes dhe po aq i befte sa edhe rritja ekonomike e Irlandes disa vjet me pare. Saktesisht 6 vjet me pare sipas nje sondazhi te kryer Irlanda ishte vendi me i mire per te jetuar ne bote me cilesine me te larte te jetes ne planet. Irlanda u shnderrua brenda nje kohe shume te shkurter nga nje vend qe konsiderohej si nje 147grope e zeze148 ekonomike ne nje vend qe lulezonte me nje standard jetese per t146u pasur zili edhe nga vete vendet nordike. Ishte nje vend qe e la varferine pas shpine dhe u hodh ne nje periudhe te re mireqenieje dhe begatie.

Tashme ekonomia ne Irlande eshte fjala qe u shkakton te gjitheve nje kokecarje te madhe. E ardhmja e kesaj fjale eshte e turbullt dhe fjala zgjidhje tingellon e larget. Ne kete situate e vetmja qartesi eshte qe vitet e bollekut kane marre fund dhe para se begatia te rikthehet ne Irlande duhet qe te kaloje shume kohe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›