E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne fund te pusit

Bruto Prodhimi Vendor i Kosoves per koke banori vazhdon te jete me i uleti ne rajon. Sipas Entit te Statistikes te Kosoves per vitin 2009 te ardhurat e kosovareve ishin 1795 euro. Nje tregues i tille per njohesit e ekonomise eshte rezultat i produktivitetit te ulet ne vend. Nga Agon Sinanaj me 22 nentor 2010 ne ora 1154

Kosovaret vazhdojne t146i prijne listes se vendeve me te ardhurat me te uletat per koke banori. Vitin 2009 te hyrat mesatare per nje kosovar kane qene 1795 euro ose pak me mire se ne vitin 2004 kur ishte 1427 euro.

Per njohesit e ekonomise ky eshte treguesi me i mire i performances se dobet ekonomike ne vend.

Gjithashtu perkunder trendit rrites te prodhimit me kete nivel te te ardhurave kosovaret jane te fundit ne rajon dhe Evrope.

147BPV-ja per koke banori eshte rritur nga 1427 euro me 2004 ne 1795 euro ne vitin 2009148 thuhet ne raportin e fundit te ESK-se.

Sipas Entit te Statistikes te Kosoves Bruto Prodhimi Vendor gjate periudhes 2004-09 eshte rritur nga 2912.5 milione euro ne 3912.4 milione. Sipas raportit komponenti kryesor i BPV-se eshte konsumi final i ekonomive shtepiake i cili eshte rritur nga 2487.6 milione euro me 2004 ne 3584.3 milione euro ne 2009. Nderkaq formimi i bruto kapitalit ka kontribuar me 29.8 per qind ne BPV ne vitin 2009.

Gjithnje sipas ketij raporti trendit rrites te prodhimit i kane ndihmuar ne mase te madhe edhe shpenzimet qeveritare. Keshtu shpenzimet e Qeverise se pergjithshme ne periudhen 20041502009 kane perfaqesuar nga 17.1 deri ne 24.1 per qind te BPV-se ne vitin 2009.

147Bazuar ne te dhenat paraprake te BPV-se rritja reale per vitin 2009 ishte 2.9 per qind148 tregon raporti.

Nderkaq produktiviteti i ulet dhe prezenca e nje disbalanci makroekonomik jane arsyet qe e kane cuar vendin ne kete 147derexhe148.
Drejtori ekzekutiv ne 147Riinvest148 Lumir Abdixhiku thote se nje tregues i tille vjen si rezultat i produktivitetit te ulet ne vend.

147Ky produktivitet eshte destimuluar ne vazhdimesi nga politikat ekonomike ne vend dhe nga prezenca e nje ambienti biznesor qe ka krijuar barriera biznesore ne vazhdimesi neper vite148 tha Abdixhiku.

Sipas tij prezenca e nje disbalanci makroekonomik ne Kosove i shkaktuar kryesisht nga deficiti tregtar papunesia varferia dhe varesia ne donacione dhe shpenzime qeveritare ka bere qe performanca ekonomike te jete simbolike.

Gjithashtu Kosova ka te ardhura per koke banori ne nje vit dukshem me pak edhe se vendet e rajonit.

147Kjo eshte mjaft shqetesuese per vizionin ekonomik te Kosoves148 pohoi Abdixhiku.

Ndryshe ne rajon sa u perket te ardhurave per koke banori prin Serbia me 10.400 dollare. Pastaj vjen Mali i Zi me 9800 dollare e ndjekur nga Maqedonia me 9000 dollare. Ne kete aspekt aq mire punet si ka as Shqiperia me te ardhura per koke banori prej 6000 mije eurosh.

Krejt ne fund vjen Kosova me te ardhura prej 2300 dollaresh duke u renditur keshtu e fundit ne rajon dhe Evrope.

GDP ne vendet e rajonit

Serbia 10.400
Mali i Zi 9800
Maqedoni 9000
Shqiperia 6000
Kosova 2300

GDP e Kosoves vitet e fundit

2004 - 1427 euro
2005 - 1451 euro
2006 - 1486 euro
2007 - 1593 euro
2008 - 1789 euro
2009 - 1795 euro

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›