E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurti Shqiptaret e Maqedonise te mos lejojne abuzimet

Shqiptaret ne Maqedoni nuk duhet te lejojne abuzimin dhe falsifikimin e regjistrimit te popullsise. Keshtu eshte shprehur lideri i levizjes Vetevendosje Albin Kurti per agjensine Ina ne lidhje me debatet e fundit per regjistrimin e popullsise ne Maqedoni.
Regjistrimi i popullsise eshte nje gje e nevojshme per cdo shtet i cili deshiron te planifikoj politika afatgjata. Por se cili eshte ky plan ne rastin konkret nga cilat motive behet kjo gje nga autoritetet maqedonase le mjaft hapesire per dyshime. Shqiptaret duhet patjeter te jene te perfaqesuar ne Entin e Statistikave si perqindje e pergjithshme por sidomos ne pozitat drejtuese te ketij institucioni theksoi Kurti.
Sipas tij te dhenat ne terren mosperfaqesimi i shqiptareve ne kete institucion qofte ne nivelin qendror apo rajonal aktualisht pervojat e hidhura me regjistrimet ne te kaluaren skandali lidhur me ligjin per natalitetin para ca kohe jane indikacione se ky regjistrim eshte i motivuar nga qellime antishqiptare.

Ceshtja eshte nese Qeveria Gruevski do te mesoj se diskriminimi e nenperfaqesimi nuk krijon rehati. Shqiptaret jane Ata duhet trajtuar si jane dhe duhet numeruar aq sa jane. Ndryshe ata mund te dalin shume me teper theksoi Kurti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›