Sëmundja e Parkinsonit, neurologia Basha: Prek kryesisht moshat e treta, ja simptomat e para

Doktoreshë Entela Basha ka deklaruar se sëmundja e Parkinsonit prek kryesisht moshën e tretë. E ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri”, neurologia Basha u shpreh se pacientët me sëmundjen e Parkinsonit që kanë në familje të afërm që vuajnë nga kjo sëmundje, kanë risk më të lartë se të sëmurët e tjerë.
Sipas saj, prekja e moshave të reja nga kjo sëmundje, lidhet kryesisht me patologji parkisonizëm që kanë historik traumash apo infeksionesh.
“Sëmundja e Parkinsonit është një sëmundje që ka në mekanizmin bazë sëmundje neuronale. Nëse do quhet moshë e tretë sot mosha mbi 60 vjeç, kjo është sëmundje e moshës mbi 60 vjeç e sipër. Ka raste edhe në moshën 35-40-45 vjeç, por këto janë kryesisht patologji parkisonizëm të lidhur me histori trauma, histori infeksioni.
Parkinson i mirëfilltë në moshat e reja vihet re te ato familje që kanë komponent gjenetik trashëgimie për sëmundjen e Parkinsonit.
Nuk merret gjatë jetës. Çdo sëmundje ka faktor gjenet në zhvillimin e saj, sikurse ka dhe faktor ambientalë.
Pacientët me sëmundjen e Parkinsonit që kanë në familje të afërm, e kanë riskun më të lartë se të sëmurët e tjerë. Por jo domosdoshmërisht do sëmuren nga sëmundja e Parkinsonit”, u shpreh Basha.
Neurologia sqaroi më tej disa prej simptomave që kësaj sëmundje. Ajo bëri me dije se shenjat e para që vihen re, janë dridhja e lehtë e dorës, e këmbës, e kokës, ngadalësimi i kryerjes së aktiviteteve të përdithme, humbje ekuilibri, etj,.
“Mëshohet disagnostikimi sa më i hershëm i sëmundjes dhe trajtimi sa më herët për parandalimin e ecurisë së sëmundjes. Është patologji neurodegjenerative dhe ka në bazë humbjen e neuroneve.
Shenjat e para që mund të vihen re është një dridhje e lehtë e dorës, e kokës, e këmbës, një ngadalësim në kryerjen e aktiviteteve të përditshme. Një ngrirje apo shtangim i herëpashershëm apo problem të ekuilibrit. Por, është shumë e rëndësishme dhe një komponent tjetër që janë kryesisht simptomat vegjetative, që janë lodhja, këputja, djersitja, kapsllëku, urinimi i shpeshtë”, u shpreh ajo.
/rtsh.al/