Turizmi në Gjirokastër shton kërkesat për punimet e drurit, zanatçiu: Problem mosqasja e të rinjve në profesion

Zhvillimi i turizmit në Gjirokastër po rikthen zanatin tradicional të punimit të drurit. Mjeshtrat drugdhendës me përvojë shprehen se punimi tij është një mjeshtëri sa e vështirë aq edhe e bukur ndërsa është trashëguar në breza në qytetin e gurtë.
Viktor Nurce mjeshtër i këtij zanati thotë se zhvillimin e turizmit po rrit kërkesat për punimet karakteristike në dru nga ana e administratorëve të këtyre subjekteve, të cilët kërkojnë ta kenë punimin me dru, si një element në biznesin e tyre.
Vijimësia e zanatit të drugdhendjes, mbetet një brengë edhe për mjeshtrin Nurce, ku sipas tij të rinjtë janë pak ose aspak të interesuar, për të punuar në këtë zanat.
Qyteti i Gjirokastrës ka një traditë të veçantë përsa i përket mjeshtërive tradicionale si punimi i drurit, gurit , qendisje etj… të cilat janë trashëguar ndër breza.
RTSH