Semundje seksualisht te transmetueshme Dr. Jasmina Tolaj, gjinekologe
Semundjet seksualisht te transmetueshme jane: HIV, vaginoza bakteriale, kandida, trihomona, herpesi gjenital, gonorea dhe sifilisi. Menyra me e mire e mbrojtjes nga semundjet seksualisht te transmetueshme eshte mbrojtesi, qofte per seks vaginal, oral apo anal. Shpeshhere sekrecioni vaginal na tregon shume. Femrat kane nje sasi te vogel te sekrecionit vaginal. Sekrecioni vaginal ndryshon nga sasia, konsistenca. Sasia e sekrecionit vaginal eshte me e shtuar ne kohen e ovulacionit dhe disa dite para menstruacioneve.
Gjithashtu sekrecioni mund te jete shume i shtuar te femrat te cilat marrin tableta kontraceptiv ose kane te vendosur spiralen. Ndersa zvogelimi i dukshem i sekrecionit vaginal paraqitet te femrat ne menopauze. Sekrecioni vaginal normal ka ngjyre te bardhe, por behet i verdhe dhe me nje ere shume te lehte kur ka kontakt me ajrin per arsye te intereaksionit kimikal te quajtur oksidimi.
Kur kemi te bejme me semundjet seksualisht te transmetueshme, sekrecioni vaginal ndryshon, behet me i trashe, ka ere dhe konsistenca ndryshon. Ka shume produkte te ndryshme te cilat shiten per larje intime, por ato preparate nuk jane te nevojshme, sepse muri i vagines eshte shume i ndjeshem dhe produkte te tilla shkaktojne ndryshime dhe irritim.
Infeksionet me te shpeshta te cilat barten me marredhenie seksuale te femrat jane:
Vaginoza bakteriale
Vaginoza bakteriale eshte nje nder infeksionet me te shpeshta te femrat, infeksion i cili percillet me sekrecion, me ere te rende peshku, dhimbje dhe djegie. Mund te bartet me marredhenie seksuale, por nuk eshte e domosdoshme. Diagnostikimi behet me marrjen e strishos (sekrecionit) per ekzaminim laboratorik. Trajtohet me antibiotike. Partneri duhet te trajtohet nese kjo perseritet shpesh. Te shtatzenat ky infeksion mund te shkaktoje lindje parakohe, prandaj trajtimi eshte shume i domosdoshem.
Kandida
Ky lloj infeksioni nuk eshte infeksion strikt, i cili bartet me marredhenie seksuale. Paraqitet me kruarje, djegie dhe skuqje. Zakonisht paraqitet te ato femra te cilat marrin tableta kontraceptive, antibiotike ose asteroide, si dhe gjate shtatzenise; po ashtu edhe te femrat me semundje te sheqerit. Te meshkujt paraqitet me skuqje te organit gjenital, por shpesh nuk kane simptoma. Trajtimi behet me antimikotike (Canesten). Meshkujt trajtohen vetem nese kane simptoma.
Trihomona
Eshte infeksion qe atakon te dy gjinite, meshkujt dhe femrat, por simptomat me se shpeshti paraqiten te femrat. Simptomat e ketij infeksioni jane sekrecioni ngjyre te verdhe ose te gjelber me ere peshku, skuqje, djegieje e vagines. Ndonjehere ky infeksion eshte asimtomatik, por zbulohet me pap-test. Shkaktohet nga paraziti i quajtur protozoa Trichomonas vaginalis. Infeksioni bartet me marredhenie seksuale. Eshte shume i rrezikshem te shtatzenat, sepse shkakton pelcitje te parakohshme te cipave te lengut amnial si dhe lindje para kohe. Diagnostifikimi behet me teste laboratorike te sekrecionit vaginal, ndersa te meshkujt, leng nga uretra. Sherimi i partnerit eshte i domosdoshem edhe nese nuk ka simptome. Trajtimi behet me antibiotike zakonisht me doze te vetme Mentronidazol (Flagyl).
Herpes Simplex Virusi
Infeksion i cili bartet me marredhenie seksuale. Femra kur ka virus te herpesit gjenital, zhvillohen lezione te ngjashme me herpes labial rreth vagines dhe anusit, atehere kur virusi eshte aktiv. Mund te paraqiten lezione te vetme apo grupe te cilat jane te dhimbshme dhe zgjasin disa jave. Herpesi shkaktohet nga virusi herpes simplex. Jane dy tipe te Herpesit 1 dhe 2. Zakonisht tipi 2 (HSV2) shkakton herpesin gjenital, ndersa tipi 1 shkakton herpesin rreth gojes. Bartet me marredhenie seksuale te pa mbrojtur ose seks oral. Herpesi mund te bartet nga lekura ne lekure. Per diagnostikimin e ketij infeksion behet marrja e strishos nga lezioni per ekzaminim ne laborator. Trajtimi behet me barin antiviral. psh Aciklovir (Zovirax). Meshkujt trajtohen nese kane atake te infeksionit, d.m.th., paraqitje te lezioneve, por kjo mund te perseritet edhe pas sherimit. Te femrat sulmet e tilla paraqiten kur jane nen stres emocional dhe traume.
Lythat gjenitale
Te ky lloj i infeksionit paraqiten lytha te vogla ne vulve, vagine, anus ose cerviks (te meshkujt ne penis). Ky infeksion paraqitet dy muaj apo me shume pas marredhenies se pa mbrojtur. Shpeshhere mund te infektoheni nga ky virus, por nuk paraqiten lythat dhe nuk e dime a jemi te infektuar nga ky virus apo jo. Lythat shkaktohen nga virusi i quajtur human papilloma virus (HPV). Se paku ka 50 lloje te ketij virusi. Trajtimi i ketij infeksioni behet ne disa menyra. Menyra me e thjesht eshte aplikimi i kremit te quajtur podphillin i cili duhet te aplikohet disa here dhe duhet disa dite te largohen krejtesisht. Menyra tjeter eshte ngrirja dhe djegia e lythave. Pas te gjitha trajtimeve, lythat mund te paraqiten perseri.
Infeksioni me kllamidia
Infeksioni me kllamidia eshte infeksion i cili nuk ka simptome te lehta apo fare nuk ka. Nese ky infeksion nuk trajtohet mund te shkaktoje semundje inflamatore te pelvikut (PID) dhe infertilitet. Te disa femra shkakton sekrecion te shtuar, djegie gjate urinimit, dhimbje ne fund te barkut, temperature, dhimbje gjate marredhenies seksuale si dhe gjakderdhje jo normale. Te meshkujt, shkakton simptome te cistit, sekrecion nga organi gjenital i mashkullit, djegie gjate urinimit, skuqje si dhe enjtje e testikujve, por mund te mos kene fare simptome.
Shkaktohet nga bakteria e quajtur Chlamydia trachomatis. Bartja e infeksionit behet vetem me rruge seksuale. Ky infeksion bartet nga nena e infektuar te foshnja gjate lindjes vaginale. Bakteria chlamydia shkakton dy te tretat e infeksionit te pelviku (PID). Diagnostikimi behet me marrjen e strishos nga cerviksi te meshkujt, nga retra, si dhe behet analize te gjakut dhe urines.
Trajtimi behet me antibiotike sa me shpejt qe behet diagnostikimi dhe duhet te trajtohen te dy partneret.
Gonorea
Shkaktohet nga bakteria Neisseria gonorrhoea. Afekton vaginen, cerviksin, uretren dhe rektumin. Eshte gjithashtu nje nder shkaktaret e shpeshte te infeksionit te pelvikut. Paraqitet me ndryshime ne sekrecionin vaginal, me ngjyre te bardhe ne te verdhe, dhimbje ne fund te barkut, djegie gjate urinimit si dhe simptome te infeksionit rektal (zorres se trashe), kruarje, skuqje, gjakderdhje dhe dhimbje te zorres se trashe. Te meshkujt, simptomat paraqiten dy deri ne pese dite pas marredhenies se pambrojtur. Diagnostikimi behet me teste te ndryshme laboratorike. Ky infeksion eshte gjithashtu shume i rrezikshem te shtatzenat. Trajtimi behet te te dy partneret me doza te medha te antibiotikeve.
Sifilisi
Ky infeksion shkaktohet nga organizmat (shume te afert me baktere) te vegjel te quajtur spirochaet-treponema pallidum. Koha e paraqitjes se simptomave pas infektimit me sifilis eshte mesatarja 21 dite. Infeksioni lokalizohet ne hyrje te vagines dhe retres, me paraqitjen e ulcerave te vogla te quajtura chancre. Simtomat jane te shumta dhe eshte shume veshtire te diagnostikohet nese nuk behet testi serologjik. Sherimi i sifilisit behet sipas trajtimit me te vjeter dhe ende shume efektiv me antibiotike-peniciline. Ne rast te mostrajtimit te sifilisit mund te demtoje zemren, aorten, trurin, syte dhe eshtrat.