Semundjet e vjeshtes keshillat si te mbrohemi
Stina e re sapo ka nisur por fatkeqesisht shume prej nesh nuk jane te gatshem per ta pritur buzagaz. Shume ndihen te lodhur te tjere ne depresion e disa te tjere akoma semuren ne menyre te pashpjegueshme dhe te perseritur. Atehere cfare duhet te bejme per te qene ne forme njelloj si ne vere E rendesishme eshte te ndjekim disa keshilla te thjeshta dhe praktike. Ja se cfare sugjerojne mjeket. Gjate stines se vjeshtes ditet shkurtohen ne menyre progresive temperatura ulet ndjeshem njerezit jane me te predispozuar per te kaluar me shume kohe ne vende te mbyllura dhe te ekspozohen gjithmone e me pak ne diell.
Depresioni
Ekspozimi i gjate ndaj drites se diellit ve ne levizje ne organizmin tone nje nga mekanizmat me komplekse te lidhur me prodhimin e serotonines nje substance e rendesishme qe kur prodhohet ne sasi te medha na ben te ndihemi energjike me humor te mire dhe te ngrohte. Ja perse ne stinen e veres eshte me e lehte te ndihesh me ne forme. Ky eshte edhe shkaku qe ne stinen e vjeshtes shume te tjere ndihen te lodhur pa energji dhe humor per te perballuar diten. Duke u reduktuar oret e ekspozimit ne diell reduktohet edhe prodhimi i serotonines. Po flasim per te famshmen SAD Seasonal Affective Disorder quajtur ndryshe depresioni sezonal. Melatonia eshte nje tjeter mekanizem qe kontribuon ne ushqyerjen e depresionit sezonal. Gjate diteve tipike me shi te vjeshtes drita reduktohet ndjeshem dhe truri yne reagon duke prodhuar hormonin e qetesise dhe gjumit melatoninen. Kjo e fundit prodhohet ne sasi te medha nese jemi te lodhur dhe kemi nevoje per te fjetur e per tu clodhur. Problemi lind ne momentin qe per shkak te punes dhe impenjimeve te perditshme nuk eshte e mundur te flesh por ke nevoje per vemendje dhe dinamizem. Ne kete kontekst eshte e thjeshte te ndihemi nervoze pa humor dhe shume te lodhur. Depresioni sezonal kurohet nga Xhenseni bima me e njohur per efektet e saj pozitive dhe energjike. Kjo bime eshte me e preferuar per tu perdorur gjate nderrimit te stineve dhe vepron shume shpejt duke na dhene force e na ben te ndihemi mire. Momenti me i mire per ta perdorur eshte mengjesi por nese eshte e nevojshme mund te perdoret edhe ne dreke. Mire eshte te pihen nje deri ne tre gota ne dite.
Grifonia
Grifonia njihet ndryshe si bima e humorit te mire. Ajo eshte nje tjeter bime e domosdoshme ne vjeshte eshte ajo qe njihet me emrin shkencor Grifonia e cila ka nisur te perdoret gjithmone e me shume keto vitet e fundit duke pare efektet pozitive qe ka mbi humorin tone. Ne te vertete ajo eshte shume e pasur me 5HTP nje aminoacid qe trupi yne arrin ta ktheje ne serotonine. Ajo keshillohet per te gjithe ata qe ndihen nervoze jo te qete dhe pa humor. Gjendet ne farmaci ne formen e kapsulave. Doza e keshilluar eshte nje kapsule ne mengjes dhe nje ne mbremje.
Vjeshta sezoni i masave mbrojtese
Vjeshta eshte edhe stina kur shume njerez fillojne te ndermarrin masat mbrojtese para stines se ftohte te dimrit. Ulja e temperaturave shton mundesite per tu prekur nga infeksionet bakteriale dhe virale. Te mbrohesh ne kete rast do te thote ta mbash organizmin dhe sistemin imunitar sa me eficent per te qene me te forte dhe me te gatshem per tu mbrojtur. Stresi ndikon ne uljen e mbrojtjes se oragizmit. Nje nga faktoret qe me shume se te tjeret ul mbrojtjen natyrale te organizmit eshte stresi ku ben pjese si ai fizik ashtu edhe ai emotiv. Shume njerez as qe e mendojne se edhe nje stervitje e sforcuar mund te provokoje stres ne organizem dhe te ule sistemin imunitar. Pothuajse gjithe bota eshte dakord me faktin se sporti na ndihmon te kemi nje shendet me te mire por eshte vertetuar se eshte i nevojshem nje aktivitet sportiv jo i sforcuar si shetitje joga not dhe kercim. Nje aktivitet i moderuar sportiv mund te permiresoje qarkullim e gjakut tonifikoje muskulin kardiak ti jape me shume oksigjen organizmit dhe te shkarkoje stresin motiv. Sigurisht edhe nje ushqyerje jo korrekte dhe e pashendetshme mund te dobesoje funksionin e sistemit imunitar. Eshte shume e rendesishme te dihet se nje ushqyerje e shendetshme duhet te pershtatet me stilin e jeteses me llojin e punes qe bejme moshen dhe sezonin. Dihet qe nevojat ushqimore jane te ndryshme ne periudha te ndryshme te jetes ashtu sic jane te ndryshme ne stine te ndryshme. Megjithate rregulli i perbashket eshte shume fruta perime jeshile dhe ushqime te fresketa.
Masa per te forcuar sistemin imunitar
Me nje sistem korrekt ushqyerjeje dhe me nje administrim te mire te stresit do te jeni vertet ne gjendje ta perballoni sa me mire stinen e vjeshtes dhe dimrit. Gjate vjeshtes eshte vene re se kemi nje renie me te madhe te flokut krahasuar me muajt e tjere te vitit. Ky proces qe prek gjithe qeniet njerezore ne kete periudhe manifestohet edhe te gjitaret qe kane qime ne trup. Megjithate ne disa raste vihet re nje renie jashte normave te lejuara ndaj eshte e nevojshme te nderhyhet per ta parandaluar. Mjetet natyrale qe veprojne shpejt ushqejne dhe mbrojne flokun jane ato te pasura me vitaminat e grupit B. Me i mire eshte meli qe prej kohesh perdoret kunder renies se flokeve. Kapsulat me permbajtje te tilla eshte mire te pihen 2 ose 3 here ne dite. Edhe shampo me te njejtin perberes mund te perdoren per nje kohe te percaktuar nga mjeku.
9 Shtator 2010