E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas OKB-se gati negociatat teknike Prishtine-Beograd

Pala e trete ndermjetesuese e bisedimeve do te jete Bashkimi Europian

Pas arritjes se nje projektrezolute te re per Kosoven si rezultat i kembenguljes se BE-se sidomos te shteteve kryesore te saj dhe pranimit te saj nga ana e Serbise projektrezoluta u gjend dje ne seancen plenare te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se ku sikurse pritet pergjithesisht ajo do te votohet nga shumica e saj. Sipas medias serbe marreveshja zyrtare mes BE-se dhe Serbise u arrit ne takimin qe zhvilluan dy dite me pare ne Bruksel shefja e diplomacise europiane Catherine Ashton dhe Presidenti serb Boris Tadic ndersa me pas hollesite perkatese lidhur me tekstin e rishikuar te projektrezolutes u perfunduan ne relacionin Beograd-Bruksel. Sipas gazetes se perditshme serbe Danas qe u referohet kreut te larte te pushtetit serb dhe qarqeve diplomatike ne Bruksel teme e bisedimeve dhe te harmonizimit te mevonshem te qendrimeve te BE-se dhe te Beogradit nuk ishte vetem projektrezoluta per Kosoven qe do te paraqitej ne Asamblene e Pergjithshme por edhe nje pakete e tere ceshtjesh serioze lidhur me Kosoven per te cilat do te bisedohet se afermi pra pasi Asambleja e Pergjithshme e OKB-se ta diskutoje dhe ta votoje rezoluten ne seancen e saj plenare ne Nju Jork. Pritet qe mbas seances se Asamblese se lartpermendur te OKB-se te vijojne nje sere zhvillimesh te rendesishme midis tyre me kryesori - fillimi i dialogut mes Beogradit dhe Prishtines me ndermjetesimin e BE-se dhe me mbeshtetjen e SHBA-se Rusise dhe OKB-se. Ky dialog sidoqofte nuk do te permbaje asnje teme lidhur me statusin e Kosoves duke pasur parasysh se palet e interesuara mbajne qendrime krejt te kunderta per kete ceshtje dhe keshtu kjo e fundit do te jete e kycur ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se. Sipas medias serbe ne kuadrin e dialogut te ardhshem do te bisedohet vecanerisht per tre probleme kyc per te cilat marreveshja eshte e mundur qe te arrihet vetadministrimi i komunave serbe ne pjesen veriore te Kosoves te drejtat e serbeve ne jug te lumit Iber dhe pozita e objekteve te shenjta te Kishes Ortodokse Serbe. Presidenti serb Tadic ne takimet qe zhvilloi ditet e fundit me znj. Eshton por edhe me shefat e diplomacise gjermane dhe britanike perkatesisht Guido Westerwelle dhe Wiliam Hegue duke pasur nderkohe mbeshtetjen e atyre shteteve qe nuk e kane njohur deri tani Kosoven ka ngulur kembe qe te arrihet sa me shpejt marreveshje per organizimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtines temat formatin e bisedimeve dhe percaktimin e rolit te BE-se ne kete dialog. Sipas gazetes se lartpermendur qe citon sekretarin shteteror te Ministrise per Kosoven dhe Metohine te qeverise serbe Oliver Ivanovic te gjitha energjite e kreut te larte shteteror serb do te orientohen te fillimi i bisedimeve per ceshtjet teknike dhe ato lidhur me statusin me Prishtinen. Te gjitha opsionet jane te hapura dhe nuk perjashtohet qe se shpejti te fillojne bisedime serioze te cilat do te mund te conin deri ne zgjidhje konkrete me synim permiresimin e situates ne Kosove theksoi Ivanovici qe shtoi se ceshtja me e veshtire do te jete percaktimi i aktoreve politike te bisedimeve sepse Prishtina dhe Beogradi lidhur me kete kane qendrime te kunderta. Prishtina zyrtare konsideron se bisedimet duhet te zhvillohen nen kujdestarine e BE-se dhe te SHBA-se nderkohe qe Serbia ngul kembe qe ne to te perfshihen edhe Rusia dhe OKB-ja dhe se ky do te ishte formati ne te cilin do te mund te diskutoheshin te gjitha ceshtjet e hapura tha ai. Znj. Catherine Ashton nga ana e saj e pershendeti vendimin e Serbise per ta ndryshuar projektrezoluten per Kosoven dhe paralajmeroi fillimin se shpejti te dialogut Beograd-Prishtine. Ajo theksoi se BE-ja punoi bashke me Serbine dhe se teksti i perputhur i projektrezolutes eshte rezultat i perkushtimit te perbashket ndaj perspektives europiane te Serbise. Sipas saj mbas 9 shtatorit mund te filloje dialogu Beograd-Prishtine i cili do te jete faktor paqeje sigurie dhe stabiliteti ne rajon theksoi shefja e diplomacise se BE-se.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›