Sëmundjet e zemrës, 53 % e vdekjeve në vend

Më shumë se 53 përqind e vdekjeve në vendin tonë vijnë si pasojë e sëmundjeve të zemrës. Për të ndihmuar parandalimin e semundjeve të zemrës Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar Kartën Europiane të shëndetit të zemrës. Kardiologu Ahmet Kamberi , njëherësht edhe koordinator i kësaj karte , thekson se kjo kartë udhëzon të gjithë punonjësit e shëndetësisë për masat parandaluese të sëmundjeve të zemrës.
Ndërkohë Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili është shprehur se parimi i parandalimit të sëmundjeve të zemres ka një rëndësi të shumëfishtë .
Karta Europiane e shëndetit të zemrës u nënshkrua pikërisht në konferencën e trembedhjetë të shoqates së kardiologjisë, ku shënohet dhe 15 vjetori i kësaj shoqate.