Bomblat e gazit, tatimorët vijojnë kontrollin

Vendosen 100 gjoba ndaj subjekteve të autogazeve si dhe janë bllokuar rreth 340 bombula të cilat nuk përmbushnin kushtet e përdorimit. Kështu ka deklaruar kreu i inspektoriatit qendror teknik Virgjil Joti. Kontrollet e realizuara në pika të ndryshme karburantesh si dhe në pika të shitjes së gazit kanë treguar një gjendje jo të mirë të karburanteve. "Aksioni", u shpreh Joti, "do të vazhdojë dhe në të ardhmen dhe ndaj qendrave të cilat nuk përmbushin kushtet do të merren masa deri në ndjekje penale.
Ndërkohë që nga kontrollet e ushtruara nga Inspektorati Qendror Teknik për cilësinë e karburanteve kanë rezultuar me bllokimin e 10 pikave të shitjes me pakicë në të gjithë vendin, si dhe me gjobitjen e 75 pikave të tjera. "Synimi i këtij aksioni", vazhdoi Joti "do të jetë evidentimi i standarteve që përcakton ligji për çdo subjekt" .