E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali mposht Stoke City-n

Topçinjtë kanë shënuar fitore me rezultat 2-0 kundër Stoke City-t në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në Emirates.

Në minutën e 21-të, portieri i Stoke mbrojti penalltinë e Cesc Fabregas, ndërsa pesë minuta më pas (26'), Andrey Arshavin krijoi epërsinë.

Aaron Ramsey shënoi golin e sigurisë për vendasit (79') duke i humbur shpresat mysafirëve për barazim.

Pas kësaj fitoreje, Arsenali ngjitet në pozitën e tretë me dy pikë më shumë se Tottenhami që të dielën zhvillon ndeshjen kundër Evertonit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›