E Shtunë, 31 Tetor 2026

Semundjet kardiovaskulare si shfaqen pas gripit

Virozat gripale, te cilat kane prekur nje numer te madh njerezish gjate ketyre dy muajve te fundit, kane sjelle edhe probleme te tjera anesore. Kryesisht keto probleme jane ndier ne aparatin kardiovaskular, ku pacientet kane pasur rrahje te shpeshta te zemres, si dhe probleme te tjera. Mjeku kardiolog, Valer Manushi, tregon mbi te gjitha keto probleme dhe jep keshillat qe duhet te ndiqen nga pacientet.
Dihet qe muaji janar ka nje numer te madh te personave te prekur nga virozat gripale. Sa rrezikojne keto viroza zemren dhe cfare lloj shqetesimesh kemi?
Virozat e stines, pavaresisht se cfare lloj virusi jane, te gripit apo viroze tjeter, ne pergjithesi ndikojne per keq te te semuret qe vuajne dhe kane probleme me zemren. Por, po keshtu, edhe te personat e tjere, te cilet nuk kane pasur nje semundje, mund te shkaktojne probleme ne zemer. Vete viroza shkakton nje rendim te ekuilibrit te personit, i cili vuan nga semundje kardiake. Ky ekuiliber eshte vendosur me ane te mjekimit qe merr dhe qe percaktohet nga mjeket kardiologe. Viroza qe shkakton temperature te larte, crregullim i metabolizmit, ndryshmet hormonale prishin kompensimin dhe balancimin te pacienti dhe sjellin probleme te tilla si crregullime te rrahjeve te zemres, frymemarrje e veshtiresuar dhe enjtje e kembeve. Po keshtu, negativisht mund te ndikoje edhe nje komplikacion pulmunar nga mushkerite, nje bronkit, sekrecionet apo bronkopneumonia, te cilat shpeshhere reflektohen ne zemer.
A ka pasur raste te tilla, te personave te prekur nga zemra pas kalimit te nje viroze? Cilet persona jane me te prekur?
Po, eshte e vertete qe te tilla raste ne kemi hasur, pasi viroza qe eshte ne qarkullim ka nje shtrirje te gjate ne kohe, shoqerohet me komplikacione ne mushkri. Ndersa per sa u perket personave, te cilet jane prekur me shume, ndryshe nga heret e tjera kane qene moshat e reja, te cilet kane pasur probleme kardiake pas kalimit te nje viroze. Nderkohe qe per te moshuarit keshillohet vaksinimi dhe marrja e vitaminave dhe lengjeve ne sasi te medha per te

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›