E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet presidenciale te Serbise jane kritike per te ardhmen e rajonit

Kur u mbajten zgjedhjet ne Kroaci, nentorin e kaluar, ato u pershendeten si te parat ne 20 vjet, ne te cilat votuesit mund te ishin te sigurt se fitimtari nuk do te ndalonte Kroacine nga rruga e saj drejt Bashkimit Evropian. Duke gjykuar nga debatet inatcore te javeve te kaluara, njerezit e Serbise, te cilet do te votojne per nje president sot, mundet vetem te kene zili fqinjet e tyre.
Ka dy kandidate serioze: Boris Tadic, me prirje pro-evropiane, dhe Tomisllav Nikolic, udheheqesi i perkohshem i radikaleve nacionalisteve - ekstremiste. Megjithese me shume pushtet ndodhet ne duart e Kryeministrit Vojisllav Koshtunica, sesa ne ato te Presidentit, rezultati ka rendesi te jashtezakonshme. Dhe ai vjen ne nje moment delikat. Brenda disa javesh, Kosova planifikon te deklaroje pavaresine, dhe kjo do te njihet nga shume vende. Sesi do te pergjigjet Serbia do te varet e ardhmja e saj.
Ne leter, Kosova vazhdon te jete pjese e Serbise. Por, prej luftes se vitit 1999, ajo ka qene nen juridiksionin e OKB-se. Rreth 90% e 2 milionw banoreve te saj jane shqiptare etnike, te cilet kerkojne prej shume kohesh pavaresine. Kur kjo te vije, ky do te jete fundi i kontrollit serb, real ose nominal, qe filloi kur Serbia e rimori krahinen nga turqit osmane me 1912.
OKB eshte duke e kaluar kontrollin e Kosoves te Bashkimi Evropian, i cili ka rene dakord ne parim per te vendosur nje mision te gjere qe te merret me policine dhe drejtesine ne krahine. Ne te njejten kohe Serbia eshte gati te nenshkruaje nje Marreveshje Stabilizim-Asocimi me BE-ne, normalisht hapi i pare drejt antaresimit. Kjo do te sjelle fonde substanciale, plus nje teresi reformash, te cilat vendi duhet t'i beje. Ne kete menyre do te bashkoheshin se shpejti me Kroacine, e cila tashme eshte duke negociuar antaresimin e saj ne BE. Mund te jete e dobishme qe Sllovenia, nje tjeter copez e ish-Jugosllavise, aktualisht mban presidencen aktuale gjashtemujore te BE.
Partia e z.Tadic eshte pro-perendimore, por akoma kundershton pavaresine e Kosoves. Ajo e ndan pushtetin ne qeveri me nacionalistet konservatore te z.Koshtunica. Z.Koshtunica ka thene se cdo mision i BE-se ne Kosove do te ishte ilegal pa miratimin e Serbise, dhe se Serbia nuk duhej te nenshkruante MSA-ne e saj nese misioni do te ece perpara ose nese pjesa me e madhe e vendeve te BE-se do te njohe pavaresine e Kosoves (te cilen ata do ta bejne).
Z.Tadic u pergjigj se, cfaredo qe te ndodhe ne Kosove, Serbia nuk ka asnje zgjidhje, por te nenshkruaje MSA-ne. Mladan Dinkic, ministri i Finances se Serbise, shtoi se do te ishte nje "katastrofe", nese Serbia ishte i vetmi vend ne rajon qe do te mbetej jashte BE-se. Serbia, tha ai, do te terheqe 6 miliardw USD investime direkt te huaja kete vit, por eshte e qarte se investitoret potenciale do te humbisnin besimin, nese vendi do te braktiste drejtimin e tij per ne BE. Z.Nikolic, nga ana tjeter, bie dakord me z.Koshtunica, qe, nese pjesa me e madhe e vendeve te BE-se do te ece perpara me planet per te njohur Kosoven, Serbia duhet te terhiqet dhe te perpiqet t'i bashkohet klubit.
Sondazhet e opinionit publik tregojne nje rezultat te ngushte, c'ka do te thote nje raund i dyte midis dy kandidateve kryesore do te duhet te mbahet ne 3 shkurt. Partia e z.Koshtunica nuk eshte duke ofruar nje kandidat, as nuk eshte duke mbeshtetur z.Tadic. Shume prej mbeshtetesve te Kryeministrit ka me shume te ngjare te votojne per z.Nikolic ne raundin e dyte.
Dhe ndonese z.Tadic mund te ece me tej, ai nuk mund te mbeshtetet shume tek entuziazmi i shume prej mbeshtetesve te tij, te cilet mendojne se ai ka qene nje President i dobet, i sjelle verdalle nga z.Koshtunica.
Fillimisht shpresohej se Serbia mund te nenshkruante MSA-ne me 28 janar, midis dy raundeve. Kjo shprese eshte duke u shuar, sepse disa vende jane ngurrues per te perfunduar kete marreveshje, derisa Beogradi te dorezoje Radko Mlladicin, nje gjeneral serbo-boshnjak i akuzuar per gjenocid, nga Gjykata e Hages per krimet e luftes. Edhe nese marreveshja do te nenshkruhet, grindjet mbi te ardhmen e Serbise ne Evrope do te vazhdojne - por nese BE-ja dergon misionin e saj ne Kosove, partia e z.Koshtunica atehere mund te bllokoje ratifikimin parlamentar te MSA-se. Perpjekjet e gjata te Serbise per te ecur drejt normalitetit duket se nuk kane fund.

"THE ECONOMIST"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›