Semundjet ne zemer Baboci Te nise puna ne departamentin e Hermodinamikes
Mjeku kardiolog, Arben Baboçi i shqetësuar nga rritja e numrit të fëmijëve që lindin me defekte në zemër kërkon të nise puna në departamentin e Hermodinamikës, pasi momentalisht nuk ka asnjë punonjës. Hermodinamika është një shërbim i ngjashëm me atë, që bëhet në departamentin e koronarografisë dhe kjo ndërhyrje në zemrat e sëmura të fëmijëve do të eleminojë disa operacione.
"Në kabinetin e hemodinamikës bëhet kateterizim i zemrës, në një nga venat e rrëzës së kofshës hyhet në zemër. Atje shkohet në vendin ku është defekti dhe sipas llojit të defektit përdorim edhe kateter specialë që shërbejnë për të hapur një gjë të ngushtë, për të mbyllur një vrimë që ekziston. Sigurisht që nuk është se i zgjidhin të gjitha, por një pjesë të gjërave, që është shumë mirë po t'i kesh, t'i zhvillosh."-thotë Baboçi.
Sipas Baboçit, dy mjekët e këtij shërbimi janë larguar nga spitali publik dhe kanë shkuar në ato private. E sipas tij, nevoja për këtë shërbim është e madhe, pasi në çdo një mijë foshnja, afro 10 prej tyre lindin me defekt në zemër.
Julja Bardhushi