E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tushi Me shume sherbime per te moshuarit

Me moshimin e popullatës, kërkesat për më tepër programe për personat nga radhët e moshave të treta janë një domosdoshmëri, dhe për këtë arsye sipas specialistit për këto çështje pranë Shërbimit Social Shtetëror, Gëzim Tushi po punohet për t’u ofruar më shumë shërbime sociale.

Tushi thekson se të moshuarit, që jetojnë në qendra rezidenciale i kanë më të zgjidhura problematikat, që sjell moshimi dhe puna është shtrirë tek ata persona, të cilët banojnë në shtëpitë e tyre vetëm. Me qëllim që t’u ofrohen shërbimet në banesën e tyre.

"Një pjesë e madhe e të moshuarve s'kanë nevojë për të shkuar në këto institucione, nqs u ofrojmë shërbime në shtëpi se një pjesë e tyre kanë nevojë për gatim për shoqërizim, kanë nevojë që punonjësit socialë t'ua ofrojnë këto shërbime në familje. Këto kanë kosto, nuk bëhen në mënyrë utopike, realizohen mbi bazën e zhvillimit. Por kam përshtypjen që dinamika është pozitive duke u marrë me të moshuarit"-thotë Tushi.

Në vendin tonë u ofrohen të moshuarve të vetmuar 5 shtëpi në rrethet më kryesore dhe vitet e fundit qeveria ka vendosur, që atyre t’u paguhen pjesa më e madhe e shërbimeve dhe t’u mbahet nga pensioni më pak se gjysma e tij.

Julja Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›