Sëmundjet tropikale, tani një qëndër në QSUT
Infeksionisti Pipero njofton se Shqiperia sa nuk eshte me e paprekshme nga semundjet tropikale. Nisur nga kjo, pranë Spitalit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, është ngritur Qendra e Sëmundjeve Tropikale
TIRANË - Shqipëria, ashtu si dhe vende të tjera, nuk është e imunizuar nga sëmundjet tropikale, të njohura apo të panjohura. "Për shkak të ndryshimeve klimatike, të lëvizjes së lirë të njerëzve në botë, përfshirë dhe qytetarët tanë, por dhe të shkurtimit të distancave gjeografike, këto sëmundje kanë ndryshuar gjeografinë e tyre dhe tashmë hasen dhe në vende të tjera, ndër të cilët dhe vendi ynë", tha mjeku infeksionist Dhimitër Pipero.
Nisur nga kjo, pranë Spitalit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, është ngritur dhe funksionon Qendra e Studimeve të Sëmundjeve Tropikale, e cila ofron jo vetëm informacionin e nevojshëm për këto sëmundje, por dhe këshillimin për t’i parandaluar dhe për t'u mbrojtur nga to.
Sipas mjekut Pipero, janë një numër i madh sëmundjesh, ndër të cilat më problematike ethet e verdha, leshmanjoza, malarja, etj, të cilat kryesisht transmetohen nga insektet dhe kanë një periudhë të gjatë inkubacioni. "Ndaj duhet rritur vëmendja, duhen shtuar njohuritë mbi to, por dhe duhet treguar kujdes mjaft i madh nga personeli shëndetësor dhe qendra jonë për ta parandaluar mundësinë e hyrjes së këtyre sëmundjeve në vendin tonë", nënvizoi Pipero.
Pipero tha se në aspektin shëndetësor këto sëmundje janë përgjithësisht të rënda, të gjata dhe që kanë vdekshmëri të lartë, që do të thotë që dëmi njerëzor është i madh.
Këto sëmundje duhen parë dhe në aspektin e dëmit ekonomik, pasi duke qenë se janë sëmundje infektive ruajnë potencial të madh epidemik. "Një person i sëmurë në një nga këto vende, kur kthehet në Shqipëri bëhet burim infeksioni për të tjerët, sepse faktkeqësisht edhe tek ne ka insekte, mushkonja, të cilat, në kushtet e ngrohjes globale, kanë zgjeruar aktivitetin gjeografik të tyre. Duke qenë se këta njerëz të infektueshëm bëhen burim infeksioni në vend, mundësia për t'ua transmetuar të tjerëve është e madhe, që do të thotë numër i madh njerëzish që infektohen, për të cilët duhen më shumë kushte spitalore, trajtim medikamentoz, etj, por dhe ditë pune të pashfrytëzuara, etj", tha Pipero.
Kjo qendër synon jo vetëm informimin e qytetarëve, por dhe të organizmave dhe agjencive turistike. "Ne nuk jemi të imunizuar ndaj këtyre sëmundjeve dhe për t'i parandaluar ato duhet të marrim masa jo vetëm informative, por edhe mjekuese, diagnostikuese dhe parandaluese", tha Pipero, duke shtuar se qendra po përgatit fletë informative për agjencitë turistike, për të bërë të mundur që në rast se kanë grupe apo individë të interesuar për të vizituar këto zona t'i informojë e sensibilizojë para se të nisen në udhëtim.
Ai apelon që agjencitë turistike të kontaktojnë qendrën për të marrë informacion e duhur, por dhe që udhëtarët të vaksinohen për sëmundje të veçanta, siç janë ethet e verdha (vaksinimi bëhet në përputhje me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, por dhe me kërkesat specifike që kanë këto vende ndaj sëmundjeve të tilla), të marrin mjekim parandalues për një sërë sëmundjesh, si malarja, por dhe informacion se si të mbrohen nga sëmundje të tjera, përfshi dhe ato seksualisht të transmetueshme, apo dhe nëpërmjet ushqimit, si diareja e udhëtarit, etj.
Pipero shprehu mendimin se nëse qytetarët informohen në kohë, para se të lëvizin në këto vende, përfitimi është i pallogaritshëm.
Kjo qendër, e cila ka kontakte dhe bashkëpunon me Kosovën e Maqedoninë, por dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera, synon që së shpejti (fundi i vitit 2009-fillim i vitit 2010), të organizojë konferencën e dytë mbi këto sëmundje.
(d.b/ATA/BalkanWeb)