E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në 70 vjetorin e fillimit të Luftës së II Botërore

Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, kjo ceremoni përkujtimore zhvillohet në qytetin Gdansk, te Polonise. Me rastin e kësaj ceremonie përkujtimore, qyteti i Gdansk do të mirëpresë personalitetet më të larta të qeverive 

TIRANË- Kryeministri, Sali Berisha u nis sot për një vizitë një ditore në Poloni, për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore me rastin e 70-vjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore.
Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, kjo ceremoni përkujtimore zhvillohet në qytetin Gdansk, qyteti port më i rëndësishëm në brigjet e Detit Baltik.
Qyteti historik i Gdansk, ku do të zhvillohet ceremonia përkujtimore me rastin e 70-vjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore është i njohur edhe si vendlindja e Lëvizjes “Solidarnost”, nën drejtimin e aktivistit politik të atyre viteve Les Valesa, i cili luajti një rol madhor në fundin e komunizmit në Evropën Qendrore.
Me rastin e kësaj ceremonie përkujtimore, qyteti i Gdansk do të mirëpresë personalitetet më të larta të qeverive europiane dhe institucioneve europiane si Presidentin e Parlamentit Europian, Jerzy Buzek, Kryeministrin e Çekisë, Jan Fischer, Kancelaren Gjermane, Angela Merkel, Kryeministrin e Rusisë, Vladimir Putin, Kryeministrin e Serbisë, Mirko Cvetkoviç, Kryeministrin e Sllovakisë, Dushan Caploviç dhe Kryeministrin e Estonisë Andrus Ansip.
Pjesëmarrës në këtë ceremoni do të jenë edhe Kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, Kryeministri i Bjellorusisë, Siarhiej Sidorski, Kryeministri i Letonisë, Valdis Dombrovskis, Kryeministri i Lituanisë, Andrius Kubilius, Kryeministri i Hollandës, Jan Peter Balkenende, Kryeministri i Suedisë, Fredrik Reinfeldt, Kryeministri i Finlandës, Matti Vanhanen si dhe ministrat e Jashtëm të Francës dhe Britanisë së Madhe, z. Berndard Kushner dhe z. David Miliband.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›