Senati amerikan voton sot Leon Paneten si shef i Pentagonit

Senati amerikan pritet te votoje sot per konfirmimin e Leon Panetes ne postin e Sekretarit te ri te Mbrojtjes. Zoti Paneta aktualisht Drejtor i Pergjithshem i CIA-s do ti zere vendin sekretarit Robert Gates i cili ka ne plan te dale ne pension javen e ardhshme.
Ne fillim te muajit zoti Paneta deshmoi para Komisionit te Forcave te Armatosura te Senatit. Gjate deshmise ai tha se detyra e tij e pare si shef i Pentagonit do te jete qe te beje te mundur qe Shtetet e Bashkuara te mbizoterojne ne konfliktet ekzisteuse si ai i Irakut dhe Afganistanit.
Ne se merr miratimin e Senatit Leon Paneta do te marre drejtimin e Pentagonit ne nje kohe kur Presidenti Barak Obama ka kerkuar shkurtimin e 400 miliarde dollareve te tjere ne shpenzimet per sigurine.
Zoti Paneta do te sjelle ne Pentagon nje eksperience te gjere ne aspektin buxhetor pasi ai ka qene drejtori i buxhetit ne Shtepine e Bardhe kur President ishte Bill Klinton dhe para ketij posti ai ka qene kryetar i Komisionit Buxhetor te Dhomes se Perfaqesuesve.