Kosova dhe lufta kunder korrupsionit

Organizata nderkombetare Transparency International ka bere thirrje qe Kosova sikurse edhe nje pjese e vendeve te rajonit duhet te angazhohet me shume per te siguruar zbatimin e ligjeve kunder korrupsionit. Ne raportin e fundit te kesaj organizate thuhet se numri i vogel i gjykatesve dhe mungesa e mbeshtetjes teknike si dhe mungesa e profesionalizmit jane ceshtjet thelbesore qe karakterizojne sistemin e drejtesise. Sherbyesit civile nuk jane te stervitur sa duhet nderhyrja politike ne procesin e rekrutimit eshte jashte kontrollit dhe pagat jane te uleta. Raporti terheq verejtjen per mungesen e transparences ne prokurimin publik si dhe probleme te tjera qe kane te bejne me veshtiresite e Parlamentit per te mbikeqyrjen e qeverise.
Instituti Demokratike i Kosoves ishte partner ne hartimin e ketij raporti ku perfshihen edhe Shqiperia Maqedonia dhe Turqia. Merita Mustafa nga ky institut thote se situata ne keto vende eshte e ngjashme por Kosova si demokraci e re edhe sfidat i ka me te medha duke vene theksin ne mungesen e gatishmerise s mjaftueshme per lufte kunder korrupsionit.
Sipas edhe te gjeturave te ketij raporti eshte mungesa e vullnetit politik per zhvillimin e luftes se mirefillte kunder korrupsionit. Ky eshte problemi paresore. Pastaj jane mungesa e kapaciteteve te institucioneve. Nje gjyqesore i dobet i cili nuk eshte imun ndaj ndikimeve te politikes. Kemi nje gjyqesore qe nuk ka siguri te mjaftueshme ka mungese te gjyqtareve dhe te gjitha keto krijojne je terren te pershtatshem per zhvillimin e korrupsionit tha zonja Mustafa.
Kryetari i Keshillit Gjyqesore te Kosoves Enver Peci thote se gjyqesori ndodhet ne nje periudhe te reformave te thella dhe tejkalimit te problemeve te trasheguara nga e kaluara. kur sistemi ishte nen kontrollin e administrates se Kombeve te Bashkuara. Pas shpalljes se pavaresise se Kosoves ka filluar procesi i emerimeve dhe ri emerimeve te gjykatesve dhe prokuroreve me cka ne radhe te para thote ai jane menjanuar ata pjesetare te sistemit qe ishin te perfshire ne veprimtari te paligjshme. Por edhe me tej numri i gjykatesve dhe prokuroreve eshte i vogel kundruall numrit te madh te lendeve te pazgjidhura.
Prej 360 gjyqtareve qe nevojiten te jene ne sistem per momentin jane 262 domethene mungojne rreth 100. Mirepo ne te njejten kohe duke analizuar situaten me numrin e gjyqtareve dhe me numrin e rasteve Keshilli Gjyqesore e ka aprovuar nje strategji shteterore per zvogelimin e lendeve te vjetra te prapambetura dhe rezultatet jane shume inkurajuese. Domethene me kete numer te gjyqtareve me ate volum te rasteve kemi arritur qe per tremujorin e pare me e zvogelue numrin e lendeve te vjetra per 11 per qind tha zoti Peci.
Perfaqesues te shoqerise civile kane bere thirrje per plotesimin e infrastruktures ligjore me hartimin e ligjeve te reja si ai per konfiskimin e pasurise se paligjshme dhe ligji kunder mafies nje model qe tashme eshte sprovuar ne Shqiperi.
Por George Mills nga EULEX-i tha se Kosova nuk ka ngecje ne infrastrukturen ligjore sa i perket luftes kunder korrupsionit por ceshtja qendron tek zbatimi i saj. Ai nenvizoi se lufta kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit duhet te filloje nga shpelarja e parave.
Ndjekja e parave eshte po aq e frytshme sa edhe burgosja e krimineleve serioz. Hapi i pare ne kete drejtim eshte lufta kunder shpelarjes se parase ndersa hapi dyte eshte konfiskimi i pasurise qe eshte perfituar ne menyre te paligjshme tha zoti Mills.
Autoritetet ne Kosove thone se jane te perkushtuara ne luften kunder korrupsionit dukuri kjo qe sipas agjencise kunder korrupsionit eshte mjaft e larte dhe i kushton shtrenjte buxhetit te Kosoves. Lufta kunder kesaj dukurie dhe krimit te organizuar jane pjese e kritereve te percaktuara per perfshirjen e Kosoves ne proceset integruese evropiane krahas hapave tjere per sigurimin e qendrueshmerise politike ne vend.