E Diel, 1 Nëntor 2026

Senati i SHBA-së kalon rezolutën, hapet rruga për votimin e Eric Wendt si Ambasador në Shqipëri

Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë procedurale që i hap rrugën shqyrtimit dhe votimit të kandidaturës së Eric Wendt për ambasador të SHBA-së në Shqipëri.

Rezoluta u miratua me 50 vota pro dhe 47 kundër, duke përfshirë emrin e Wendt në listën e emërimeve që do të shqyrtohen nga Senati.

Megjithatë, kjo nuk përbën ende konfirmimin e tij, pasi kandidatura duhet të kalojë edhe votimin përfundimtar.

Nëse miratohet, Wendt do të pasojë ish-ambasadoren Yuri Kim, e cila u largua në qershor të vitit 2023.

Kandidatura e tij u propozua nga presidenti Donald Trump dhe më herët mori mbështetjen e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit.

Gjatë dëshmisë para komisionit, Wendt u shpreh se prioriteti i tij do të jetë forcimi i marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Ai theksoi se do të fokusohet në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, si edhe në rritjen e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Wendt vlerësoi gjithashtu rolin e Shqipërisë si aleate e NATO-s dhe shprehu mbështetje për zgjerimin e investimeve amerikane në sektorë strategjikë të ekonomisë shqiptare

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›