Senati mbeshtet ekonomikun

Në një mbledhje urgjente, Senati Akademik i Universitetit të Tiranës u shpreh në mbështetje të protestave të studentëve e pedagogëve të Fakultetit Ekonomik kundër uzurpimit të hapësirave akademike.
Përmes një vendimi, Senati Akademik i kërkon institucioneve qendrore dhe lokale që të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e territoreve universitare nga cënimi i tyre për interesa të ndryshme nga ato mësimore. “Universiteti i Tiranës, si një i tërë, mendon që zgjidhja e problemit të uzurpimit të territoreve të Universitetit të Tiranës duhet të marrë fund njëherë e mirë. Kjo jo vetëm sa i përket krijimit të kushteve ose përmirësimit të kushteve ArsimiFëmijët e emigrantëve, rritet numri në shkolla Ligji i ri për arsimin parauniversitarFëmijët shqiptarë në klasa greqisht për studentët që aktualisht janë në auditorët e UT, por është shumë e rëndësishme që të krijohet mundësia që nesër ne të krijojmë kushte akoma më të mira për brezat e rinj të studentëve”, thotë zv.Rektori i UT, Ervin Demo. Ndërkaq Fakulteti Ekonomik vazhdon pezullimin e aktivitetit, që sipas Rektoratit të Universitetit të Tiranës po rrezikon vitin akademik. “Fakulteti Ekonomik ka marrë vendimin që protesta e cila ka filluar prej shumë ditësh, do të vazhdojë. I gjithë aktiviteti i Fakultetit Ekonomik tashmë është pezulluar dhe nëse nuk do të merret një përgjigje për këtë, patjetër që rrezikohet edhe viti akademik”, thotë zoti Demo. Studentët dhe pedagogët e Fakultetit Ekonomik protestojnë prej ditësh kundër ndërtimeve që vazhdojnë të ngrihen në oborrin e fakultetit të tyre dhe ambientet ku parashikohet të ngrihet kampusi universitar. Ata kanë kërkuar nga Bashkia e Tiranës zbatimin e vendimit të Gjykatës së shkallës së parë për shfuqizimin e lejes së ndërtimit të KRRT-së për ndërtimin e objektit në hapësirat e fakultetit. / Top Channel