E Shtunë, 31 Tetor 2026

Senati miraton fondin 350 miliardë dollarësh

Uashington - Senati amerikan miratoi planin prej 350 miliardë dollarësh, për t'u ardhur në ndihmë bankave dhe pronarëve që rrezikojnë t'i humbin shtëpitë. Plani I propozuar nga presidenti Barak Obama u miratua me 52 vota pro dhe 42 kundër. Udhëheqësi i shumicës në Senat, demokrati Harri Rid u bëri thirrje ligjëvenësve që të mos votojnë për masën e paraqitur nga republikanët, për bllokimin e gjysmës së paketës për stimulimin e ekonomisë, me vlerë prej 350 bilion dollarësh, duke thënë se këto fonde do të luajnë një rol vendimtar në përpjekjet e presidentit të zgjedhur Barak Obama për të përmirësuar situatën e vështirë ekonomike në Shtetet e Bashkuara. Kongresi miratoi planin për stimulimin e ekonomisë, me vlerë prej 700 miliardë dollarësh në përgjigje të krizës financiare në fund të vitit të kaluar, duke rënë dakord për të dhënë gjysmën e parë të kësaj shume menjëherë, por duke i kërkuar presidentit që të kërkojë pjesën tjetër të fondeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›