PDK: Pastrimi i politikës
Tiranë -Kryetari i Partisë Demokristiane të Shqipërisë Anton Gurakuqi, hyrjen në fuqi të ligjit për hapjen e dosjeve, si ditën e nisjes së një procesi madhor për pastrimin e politikës dhe institucioneve të shtetit shqiptar dhe kthimit të dinjitetit të nëpërkëmbur për 18 vjet të ish-të persekutuarve politikë dhe viktimave të komunizmit.
“Hyrja në fuqi e këtij ligji dhe zbatimi i tij, do të bëjë të mundur që Shqipëria të mos etiketohet më si i vetmi vend ish-komunist në Evropë që nuk ka një ligj për hapjen e dosjeve dhe zbardhjen e krimeve të komunizmit”-theksoi Gurakuqi, teksa nënvizoi se zbatimi në praktikë i këtij ligji jo vetëm do të qetësojë shpirtrat e viktimave të komunizmit, por do të bëjë të mundur që në politikë bërjen shqiptare të mbizotërojnë vlerat, morali dhe pastërtia.