LSI kushte Bashkisë
Tiranë -Lëvizja Socialiste për Integrim ka shpjeguar sërish sot arsyet se pse këshilltarët e LSI-së dhanë votën e tyre kundër buxhetit të vitit 2009. Me anë të një deklarate, Erisa Xhixho deklaroi vendimi tyre nuk ishte aspak politik, por sipas saj ka lidhje me interesat dhe nevojat e qytetarëve, që ky buxhet duhet t’i japë zgjidhje. “Në buxhetin e 2008, për të cilën kam dhënë votën pro edhe unë, në programin e investimeve të sistemit arsimor, ishte parashikuar rikonstruksioni i dy kopshteve dhe rikonstruksioni i 12 shkollave, ndërtimi i 5 shkollave të reja me prioritet përmirësimin e sistemit të ngrohjes dhe vendosja e sistemit të ngrohjes në 9 çerdhe. Në fakt sot e kësaj dite, akoma gjimnazistët e Petro Ninit, të Qemal Stafës, apo nxënësit e shkollës 9-vjeçare Edit Durham dhe të tjera shkollave në Tiranë, nuk kanë të instaluar sistemin e ngrohjes”-theksoi Xhixho, duke iu kundërpërgjigjur Eduart Shalsit, nënkryetarit të bashkisë së kryeqytetit, i cili pat deklaruar se nga bllokimi i projektbuxhetit, ishte ndërprerë ngrohja për shumë shkolla të Tiranës.
“Ndaj ne kemi kërkuar të miratojmë vetëm një buxhet që përfshin përcaktimin e qartë të destinacionit të çdo qindarke të taksapaguesve kryeqytetas, të cilat duhet të detajohen dhe të planifikohen qartë në drejtim të ngrohjes së shkollave, kopshteve apo çerdheve dhe jo shpenzime për spote elektorale të fushatës së PS”-përfundoi nënkryetarja e LSI-së.