Skandali Josef Fritzl në gjykatën austriake
Vjenë - Personi që shokoi Austrinë vitin që shkoi kur u bë e njohur se kishte lënë shtatzënë të bijën shtatë herë, që e kishte mbajtur në një qilar, e ka pranuar që është fajtor për akuzën që i bëhet për përdhunim dhe incest. I shoqëruar nga një interesim i madh i medias ka nisur në Sankt Pölten të Austrisë procesi rreth rastit të bujshëm të incestit në Amstetten. 73 vjeçari Josef Fritzl akuzohet të ketë mbajtur 24 vjet të burgosur në një bodrum vajzën e tij Elisabeth. Ai ka bërë me të shtatë fëmijë. Por në ditën e parë të gjyqit që po zhvillohet në qytetin e St Poelten, në perëndim të Vienës, Josef Fritzl e ka mohuar se e ka mbajtur me zor të bijën dhe që të ketë vrarë një nga fëmijët që vdiq pak pas lindjes. Ai pranoi të ketë kryer incest dhe të ketë detyruar dhe mbajtur të burgosur. Fritzl pretendon që faji i tij për përdhunim të jetë i pjesshëm, akuzat për vrasje dhe skllavërim i hodhi poshtë. Josef Fritzl e mbuloi fytyrën me një dosje blu ndërsa hyri i shoqëruar në dhomën e gjyqit. Gjyqi, pjesa më e madhe e të cilit do mbahet me dyer të mbyllura, pritet që të zgjasë një javë. Një nga avokatët e zotit Fritzl, Rudolf Mayer, nguli këmbë se klienti i tij kishte shprehur keqardhje për atë që kishte bërë dhe ishte shprehur i gatshëm për të bashkëpunuar me procesin ligjor. Fritzl pritet të dënohet me burgim të përjetshëm.