E Shtunë, 31 Tetor 2026

Senatorja Klinton nuk ka humbur.



Pas garës se gjatë midis dy kandidatëve demokratë, data 3 qershor 2008 shënoi fundin e fushatës së parë elektorale.

Senatori Barack Obama u deklarua kandidati i Partisë Demokratike për fushatën e ardhshme presidenciale. Senatori Obama fitoi fushatën e parë kundër Hillary Rodham Clinton, duke krijuar kështu një total me 2,158 delegatë, 1,763 të betuar dhe 395 super delegatë nga 2,118 që duheshin për të vendosur vendin si kandidat i ri për fushatën presidenciale. Sipas “New York Times”, dlegatët në Montana, Puerto Rico, dhe Dakotën e Veriut i dhanë fitoren snatorit Obama mbi snatoren Klinton. Senatori Obama do emërohet zyrtarisht nga Kongresi i Partisë në muajin gsht. Fitorja nuk ishte e lehtë, senatorja Clinton ishte shumë afër me Obamën me 1,926 delegatë, 1,640 të betuar dhe 286 super delegatë. Beteja ndërmjet senatores Clinton dhe senatorit Obama për kandidat për President, shënoi një influencë të madhe kundrejt votuesve duke e bërë një rekord

të madh në aspektin e “numrit të votuesve që morën pjesë, sasinë e parave të harxhuara dhe gjatësinë e luftës”. Tashmë senatorja Clinton do mbështesë dhe ndihmojë senator Obamën në rrugën e tij drejt Shtëpisë së Bardhë.

3-29 janar. Në fillim të janarit senatorja Clinton ishte në avantazh me 169 delegatë, ndërkohe që senator Obama kishte vetëm 66 delegatë. Nga fundi i janarit senator Obama kishte169 delegatë dhe senatorja Clinton ishte akoma në avantazh me 232 delegatë.

5-19 shkurt. 5 shkurti shënoi dhe ditën e super të Martës (Martës së Shenjtë), kur senator Obama kishte arritur mbështetjen e 1,039 delegatëve, por senatorja Clinton kishte 1,100 delegatë. Në 19 shkurt senatori Obama arriti të merrte avantazh ndaj senatores Clinton me 70 delegatë më shumë.

22 prill. Më 22 prill senator Obama ishte në avantazh me 1,719 delegatë, ndërsa senatorja Clinton kishte ngelur me 1,586 delegatë.

6-20 maj. Në 6 maj senator Obama kishte një total prej 1,842 delegatësh, ndërsa senatorja Clinton kishte një total prej 1,686 delegatësh. Nga fundi i muajit maj senatorja Clinton ishte akoma në vend të dytë me 1,775 delegatë, ndërkohë që senatori Obama ishte në avantazh me 186 delegatë.

1-3 qershor. Më 1 qershor delegatët e senatores Clinton arritën një total prej 1,915, ndërsa delegatët e senatorit Obama ishin shtuar në 2,070 persona. 3 qershori shënoi fundin e fushatës së parë dhe senatori Obama mbaroi me një total prej 2,156 delegatësh, ndërsa senatorja Clinton mbaroi me 1,923 delegatë.

Tashmë duket se senatori Obama fitoren e ka në xhep. Ai vazhdon të kryesojë dhe me sa duket, fushata e dytë dhe ajo më e rëndësishmja me kundërshtarin e tij Mekkein vazhdon të peshojë më shumë në avantazhin e senatorit Obama.

Me sa duket, fryma e tij paqësore dhe fushata e tij kundër luftës dhe kundër vazhdimit të qëndrimit të forcave në Irak, është vlerësuar nga populli amerikan. Së fundmi, ndoshta të qenit “mashkull” ka lehtësuar garën midis kandidatëve në favor të Obamës ku ndoshta shoqëria amerikane sado e zhvilluar dhe e emancipuar, nuk e ka pasur të lehtë të perceptojë apo përfytyrojë një Presidente femër. Megjithatë, një nga gjërat më interesante që të bie në sy është fraza interesante në uebsajtin e senatores Clinton ku thuhet: “Mbështesni senatorin Obama sot dhe kështu të gjithë së bashku do të shkruajmë një kapitull të ri në historinë e Amerikës”.

Nga kundërshtarë, tashmë ata janë Një. Kjo është politika amerikane, një politikë, nga e cila duhet të marrim shembull.

*Pedagoge e Shkencave Politike në Universitetin e Tiranës.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›