E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shakhtari shpallet kampion i Kupës Uefa (video)

Stamboll - Shakhtari i Donetskut është shpallur kampion i Kupës Uefa për sezonin 2008/09. Ukrainasit arritën të fitonin finalen e këtij evenimenti me rezultatin 2-1 përballë gjermanëve të Verder Bremenit.

Golin e parë e shënoi Adriano në minutën e 25-të të takimit. Dhjetë minuta më vonë Naldo arrin të barazojë rezultatin për Verderin. Në minutat e mbetura të pjesës së parë dhe në pjesën e dytë, skuadrat nuk arritën të shënon dot, duke e çuar ndeshjen në shtesa.

Shtatë minuta nga fillimi i shtesave ukrainasit e Shakhtarit arrijnë të shënojnë sërish, avantazh i cili qëndron në fuqi deri në përfundim të kohës shtesë. Ky është trofeu i parë për Shakhtarin, i cili shënon emrin në librin e artë të Kupës Uefa.

Më poshtë do të paraqesim në video përmbledhjen e këtij takimi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›