E Diel, 1 Nëntor 2026

Senegal-Gambia, tifozët në sulm. Dhuna pas barazimit me Gambian

Nga Altin Latifi
Tifozët në Senegal kanë sulmuar skuadrën dhe drejtuesit e Federatës, pas barazimit 1-1 me Gambian, që i la jashtë Botërorit 2010. Tifozët u përleshën me policinë, që përdori edhe gazin lotsjellës për t’i shpërndarë 

SENEGAL- Tifozët senegalezë sulmuar drejtuesit e Federatës së Futbollit në vend, pasi skuadra e tyre dështoi të kualifikohej për në finalet e kampionatit botëror të vitit 2010. Senegali barazoi 1-1 me Gambian, një rezultat që e nxjerr këtë skuadër jashtë luftës për kualifikim. Tifozët ngritën barrikada përqark stadiumit dhe u përleshën me policinë, që nuk ngurroi të përdorte gazin lotsjellës për t’i shpërndarë. Senegali u rendit i treti në Grupin e gjashtë të zonës afrikane, duke dështuar në kualifikimin për në raundin tjetër. Vendasit ishin duke kryesuar deri pesë minuta para përfundimit, por miqtë nga Gambia arritën të barazonin. Në fushë nisën të hidheshin gurë dhe sende metalike, ndërsa policia u përpoq të rivendoste rregullin. Drejtuesit e Federatës, por edhe lojtarët, u bënë shënjestra e tifozëve senegalezë. (a.r/balkanweb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›