E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi Administrata ka nevoje per shume reforma

I pranishëm në Konferencën me temë konferenca "Reformimi i Administratës Publike”, shefi i delegacionit të BE-së në Shqipëri Etore Sequi, ka risjellë në vëmendje 12 pikat që duhet të plotësojë Shqipëria për integrimin në BE.

Ambasadori i BE-së, e cila financon dhe disa projekte të rëndësishme të reformimit të administratës përsëriti apelin ndaj qeverisë për të vazhduar me reformat .

”Ka nevojë për më shumë reforma”- ka theksuar Ambasadori Sequi, duke kujtuar 12 kriteret prioritete të Shqipërisë të përcaktuara nga KE.
Ambasadori përforcoi ndihmën që Brukseli do vazhdojë ti japë qeverisë në këtë kuadër.

BE ka ndihmuar në teknologjinë e informacionit, për të përmirësuar shërbimet publike si dhe ka dhënë, një fond prej 40 mln euro për reformat në administratën publike dhe për shërbimin civil.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›