Sequi: Dialogu dhe harmonia, vlera kyçe të BE

Qendra e Bashkimit Europian vjen me një tur koncertesh për këtë sezon veror, përmes të cilave synon promovimin e ideve dhe vlerave të BE. Në një konferencë për shtyp, ambasadori i BE-së i akrediatuar në Tiranë, Ettore Sequi, foli rreth këtij turi koncertesh, ndërsa theksoi se kjo nismë kulturore do të promovojë idenë që populli shqiptar mund t`i afrohet Europës.
Në këtë kontekst Sequi duke bërë një krahasim mes zhurmave dhe muzikës,tha se se ndryshimi mes tyre është harmonia, një tipar ky që e karakterizon ndërlidhjen dhe marëdhëniet mes vendeve të BE, por nuk la jashtë vëmendjes dhe dialogun, tjetër element ky jo më pak i rëndësishëm.
“Dialogu është një nga vlerat kryesore të BE. Ndryshimi mes muzikës e zhurmës është harmonia. Nëpërmjet këtij turi koncertesh, ne dëshirojmë të promovojmë idenë që ju mund t`i afroheni Europës”, theksoi Sequi.
Koncerti do të jetë i hapur dhe starton mbrëmjen e sotme në zonë e ish-Bllokut.