Tafaj në Berat, inspekton aplikimin online të A2

Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj ka ftuar të gjithë maturantët të aplikojnë në degët prioritare të Universiteteve si dhe i ka inkurajuar ata të përzgjedhin degën e mësuesisë, si një ndër profesionet më të kërkuara aktualisht në tregun e punës.
Ai është ndalur në shkollën e mesme të përgjithshme “Bab Dudë Karbunara” në qytetin e Beratit, ku ka inspektuar nga afër procesin e plotësimin online të Formularit A2 nga maturantët e kësaj shkolle në përzgjedhjen e lëndëve qe dëshirojnë të ndjekin në Universitete.
Ministri i Arsimit ka sqaruar se për këtë vit universitetet publike do të presin plot 27 mijë studentë, shifra më e madhe e pranimeve, ose e thene ndryshe rreth 15 % më e larte se një vit më parë.
Në procesin e plotësimit të fazës së parë të Formularit A2 nga maturantët e rrethit te Beratit, rreth 95 % prej tyre kanë aplikuar për studime të larta në Universitetet publike, ndersa pjesa tjeter ne Univeristetet private.